Pronat e paluajtshme që duan të blejnë të huajt
Autori i Lajmit: red.
Pronat shqiptare sidomos ato turistike janë lakmuar muajt e fundit nga të huajt. Mjaft kompani të huaja kanë shprehur interes për të blerë toka shqiptare në Tiranë, Durrës, Vlorë apo Lezhë. Sipas të dhënave nga një agjenci shqiptare në Britani (albanianmail.co.uk) kompanitë e huaja ia kanë kthyer sytë Shqipërisë. Vendi buzë Adriatikut tashmë është në vëmendjen edhe të Rightmove.co.uk, një kompani që në faqen elektronike të saj deklaron se ka fituar një emër të ndjeshëm në fushën e shitjeve dhe blerjeve të pronave nëpër botë. “Ne jemi të lumtur të ofrojmë një gamë pronash në Shqipëri. Nëse ju kërkoni pronën tuaj të ëndërruar në Shqipëri, ju keni ardhur në vendin e duhur”, thuhet në këtë ëebsite. Kjo faqe elektronike, sipas reklamimit në të, liston pronat më të fundit të afruara për shitje dhe blerje në Shqipëri. “Kjo ofertë në faqen elektronike duket një mesazh i mirë për të gjithë ata që mendojnë se Shqipëria tashmë është në një rrugë normale dhe të pakthyeshme të integrimit të saj të plotë”, - thuhet në të edhe pse “blerja e pronave shqiptare në këtë periudhë, sipas disa specialistëve, është thikë me dy presa në fakt” për disa ekonomistë të fushës imobilare. Ata mendojnë se blerja favorizon të interesuarit për blerje të lira dhe rishitje të shtrenjta, madje edhe ata që në këtë rast janë bosë të kësaj tregtie në botën perëndimore e sidomos atë britanike. Në anën tjetër, ajo që shihet prapa vetë shpjegimit të shkruar në këtë faqe elektronike është edhe fakti tjetër i lidhur me rrjetin e agjencive imobilare (blerje-shitje banesash dhe pronash), që bashkëpunojnë në mënyra të ndryshme. Ajo që bie në sy në këtë faqe elektronike është se janë përfshirë në një kohë të shkurtër disa prona dhe këto në një numër sinjifikativ. Të gjashtëmbëdhjetë pronat, i përkasin Durrësit, Lezhës, Tiranës dhe Vlorës. Parë në një sfond real, pronat e reklamuara nga Lezha janë prona që kapin shumën e disa mijëra eurove. Për shembull, një apartament dy dhomash në Shëngjin të Lezhës, sigurisht në zonën bregdetare, është i vlerësuar në një shumë rreth 74 mijë e 800 euro. Të njëjtën shumë kanë edhe dy shitje të tjera, me dy apartamente, dhe që i përkasin po zonës së Lezhës. Pastaj në shumën 46 mijë e 500 euro janë gjashtë banesa me nga një dhomë secila. Në faqen përkatëse, pamjet dhe detajet e shitjeve jepen të detajuara. Por edhe pse nuk dihen sa blerje janë bërë nga britanikët, fakti që pronat shqiptare janë reklamuar në çmime disi të kënaqshme tregon se Shqipëria, mbetet një kockë , jo fortë e lehtë, por një avantazh më shumë për të shitur në vlera të kënaqshme e reale me ekonominë e tregut në Ballkan. Krahasuar me fqinjët shqiptarë, këto çmime nuk duken shumë të shkëputura, madje janë gati në nivele të njëjta. Një kompleks me cilësi të larta prej 50 pronash individuale luksoze, është një reklamim tjetër në këtë faqe i përket dhe Sarandës. Në një tjetër flitet më qartë edhe për arsyet që sigurojnë tashmë blerjet dhe shitjet e pronave në Shqipëri, pra garantojnë edhe tregun e banesave. Sipas komenteve shoqëruese, parashihet fakti i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky fakt është përmendur disa herë dhe madje cilësohet kushti numër një për kthimin e sigurt të syve drejt pronave shqiptare. Në fakt ky vështrim biznesi në kënde të tilla është një shans më shumë për krijimin e vlerave reale në fushën e pasurive të shqiptarëve. Një arsye më shumë për të ndërtuar në Shqipëri. Kështu ka deklaruar për shtypin edhe Liam Bailey, drejtori i “David Stanley Redfern”, një nga kompanitë më të njohur në Britaninë e Madhe për ekspertizën e investimeve në pronat e paluajtshme. “Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, përbën një hap madhor për integrimin e Shqipërisë në Evropë si dhe një pikë kyçe në rrugën e saj drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Edhe pse Shqipërisë i takon që të punojë ende për të arritur këtë objektiv, ftesa dëshmon se hapat e ndërmarra deri tani kanë qenë në drejtimin e duhur. Për më tepër në vend ekziston një vullnet i qartë për të bërë çdo gjë që është e mundur për të fituar anëtarësimin në BE sa më shpejt që të jetë e mundur”. Edhe kjo kompani e njohur britanike e ekspertizës “David Stanley Redfern”, për herë të parë ka klasifikuar Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta për investime të shpejta.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008