“Qeveria largon FMN-në, para zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erjon Braçe, deklaroi dje se Kryeministri Sali Berisha i dha fund marrëdhënies me Fondin Monetar Ndërkombëtar pikërisht para zgjedhjeve parlamentare. “Marrëdhënia e Berishës me ekonominë ka qenë një marrëdhënie e tërmetit mbi çdo ndërtesë mbi dhe. FMN dhe shqiptarët kanë parë çdo lëvizje që është bërë. Fondi duhet të qëndrojë këtu, sidomos për faktin se nuk jemi larg zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme”, - u shpreh Braçe. Deputeti socialist përmendi raportin e FMN-së publikuar në gusht, ku Shqipëria vlerësohet si vendi më i korruptuar mes 18 vendeve aspirante ose të sapopranuara në Bashkimin Evropian. “Jemi vendi më i korruptuar dhe të parët në moszbatimin e rendit e të ligjit, ashtu sikurse risku politik është më i lartë se në vende të tilla si Ukraina”, - u shpreh Braçe. Pas tij, ministri i Financave, Ridvan Bode, duke mos prekur deklaratat e një dite më parë të FMN-së, vuri në dukje raportin e "Transparency Inernational" dhe progresin që ka shënuar Shqipëria. “Korrupsioni është një fenomen që ekziston po duhet luftuar. Rezultatet janë të prekshme dhe Qeveria ka shënuar progres në luftën ndaj këtij fenomeni”, - u shpreh Bode.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008