E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompanitë britanike reklamojnë Shqipërinë

Autori i Lajmit: red.
UKTI është një organizatë qeveritare që ndihmon dhe mbështet kompanitë britanike për të zhvilluar dhe zgjeruar biznesin e tyre jashtë vendit. Këtë radhë UKTI, luan rolin e një kompanie më vete dhe ka fokusuar në direktivat e veta, veç disa vendeve të tjera edhe Shqipërinë. Shqipëria, thuhet në një nga fletëpalosjet e UKTI-së është tashmë një potencial i kënaqshëm investimi dhe tregtie. Kështu që kompania e mirënjohur britanike “UK Trade & Investment” me president të saj Simon Denning, në publikimin e saj më të fundit bën thirje për investime në Shqipëri. Thirrja konsiston menjëherë pas zhvillimit të Forumit të Parë Britanik-Shqiptar të Investimit që u zhvillua në Londër me iniciativën e ambasadës së Shqipërisë dhe nën përkujdesjen personale të ambasadorit Zef Mazi. Në këtë informacion të detajuar kompania në fjalë në një fletëpalosje të saj të shpërndarë disa ministrive dhe kompanive me emër në Britaninë e Madhe, u sqaron se gjuha zyrtare në Shqipëri është gjuha shqipe, por gjuhët angleze, italiane dhe greke janë gjuhë të përdorura dhe të folura në një hapësirë të madhe të vendit dhe nga persona të shumtë. Duke shtuar se monedha vendase është Leku (ALL) kjo kompani informon edhe për kodin e telefonit (00355) dhe për gjetjen e informacionit më të plotë tek FCO, ku shkruhet profili i Shqipërisë. Por ende nuk ka ndonjë shërbim zyrtar që të shërbejë në ndihmë të kompanive britanike të interesuara për investime në Shqipëri, thuhet ne informacionin e UKTI-se. Kjo nga ana e kësaj kompanie (UKTI) që luan rolin e promovimit të informacionit për Amerikën, Azinë, Evropën Qendrore, ku përfshihen Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Slovenia, për Evropën Lindore, atë Veriore, Evropën Jugore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, nënkupton se ende nuk ka një asistencë zyrtare të vënë në dispozicion. Sipas burimeve të AlbanianMail, me UKTI-në thuhet se “lobingu për llogari të kompanive të Britanisë së Madhe që kërkojnë të investojnë në Shqipëri, mund të kryhet nëpërmjet Kreut të Misionit (Head of Mission) dhe në bazë të çështje pas çështjes”. Të pyetur më konkretisht, ata theksojnë se “informacione ekonomike dhe komerciale mund të merren nga vizitat në profilin e Shqipërisë që ndodhet në faqen elektronike të Zyrës së Jashtme dhe Komonuellthit (FCO).” Më tej ata sqarojnë se për interesa të mëtejshme duhen parë informacionet zyrtare të figuruar në databazat e Hyrjes së Tregut të Komunitetit Evropian (EU Market Açess Database).

Ky lajm është publikuar: 26/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›