“Largimi i FMN-së, Berisha po kthen 96-ën”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Të hysh në një vit elektoral me Sali Berishën e Ridvan Boden, Presidentin dhe ministrin e Financave të Piramidave të vitit 1996, pa monitorimin e buxhetit të shtetit nga FMN, është njësoj si të shkosh në zgjedhje me Saliun e 26 majit 1996, pa OSBE-në dhe pa karta identiteti”
Largimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar nga vendi ynë është një veprim arrogant dhe i papërgjegjshëm i Qeverisë, i cili do të çonte vendin në krizë. Kështu e ka cilësuar Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vendimin e Qeverisë për të mos rinovuar marrëveshjen me FMN-në. Rama paralajmëroi se me këtë qëndrim Shqipëria është vetëm një hap larg kthimit në vitin 1996 dhe duke evokuar të kaluarën e hidhur, sipas tij, të kryeministrit Berisha në atë kohë President dhe ministrit të Financave në raport me FMN-në. Sipas kryesocialistit, Fondi Monetar Ndërkombëtar është një institucion që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për tranzicionin shqiptar, duke dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë në reformat financiare. Rama pohoi se, nëse Qeveria do të largojë FMN-në, gjëja e parë që do të bëjnë socialistët, pasi të vijnë në pushtet, është nënshkrimi i marrëveshjes për rikthimin e saj.
Akuzat
“Si Kryetar i PS-së, paralajmëroj se me këtë qëndrim të papranueshëm ndaj FMN-së të Sali Berishës së sotëm, jemi vetëm një hap larg kthimit në kohën e Sali Berishës së djeshëm. Kujtoj se Presidenti i vitit 1996 dhe ministri i tij i piramidave të kohës, Rivdan Bode, bën rrush e kumbulla qysh në muajin e parë të gjitha lekët e atij buxheti vetëm për qëllime elektorale”, - tha Rama. Ai e cilësoi qëndrimin e Kryeministrit si të papranueshëm. “Pa monitorimin e FMN, kryeministri Berisha do ta çojë vendin drejt një krize të madhe, që do ta paguajë Shqipëria dhe shqiptarët”, -pohoi Rama. Kreu i socialistëve akuzoi direkt kreun e Qeverisë dhe ministrin e Financave, Ridvan Bode, si autorë të piramidave që sollën përmbysjen e shtetit në 1997-ën duke i etiketuar ata si “Presidenti dhe ministri i Financave të piramidave”. Ai pohoi se raporti i gushtit i FMN-së, nxori në pah të vërteta shumë dramatike për gjendjen e vendit, duke konfirmuar se, ndryshe nga ç trumbeton Sali Berisha me spotet e turpshme të propagandës personale, që paguhet me taksat e shqiptarëve, korrupsioni në vendin tonë është dyfishuar në raport me vitin 2005 dhe trefishuar në raport me vendet e pranuara së fundmi në Bashkimin Evropian. “Të hysh në një vit elektoral me Sali Berishën e Ridvan Boden, Presidentin dhe ministrin e Financave të Piramidave të vitit 1996, pa monitorimin e buxhetit të shtetit nga FMN, është njësoj si të shkosh në zgjedhje me Saliun e 26 majit 1996, pa OSBE-në dhe pa karta identiteti”, - tha ai. Rama u shpreh se mosrinovimi i marrëveshjes mund të çojë në tronditjen e financave publike. “Duke mos rinovuar marrëveshjen me FMN, dhe duke mos marrë në konsideratë as alarmin e FMN-së për pasiguri serioze në të dhënat statistikore, Sali Berisha i sotëm po na kthen në kohën e Berishës së djeshme duke u bërë jo vetëm kërcënim për institucionet e pavarura, por edhe për themelet e financave publike, që janë në prag të një shpërdorimi tejet të rrezikshëm për qëllime elektorale”, - tha kryesocialisti. Kreu i selisë rozë paralajmëroi se, nëse Berisha do të ndërpriste arbitrarisht marrëveshjen me FMN-në, veprimi i parë që PS do të bënte pas fitores së zgjedhjeve do të ishte rinënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. “Nëse Berisha do të ndërpresë arbitrarisht marrëveshjen me FMN, duke mos e rinovuar, atëherë marrëveshja e parë që ne do nënshkruajmë pas fitores, do të jetë ajo me FMN”, - tha Rama. Zyrtarisht FMN përfundon mandatin me Shqipërinë në janar të 2009-ës. Në konferencën e organizuar 2 ditë më parë, kreu i delegacionit të FMN-së në Tiranë, Gerëin Bell deklaroi se shumë vende të botës kërkojnë zgjatjen e mandatit të misionit në periudha elektorale. Nga ana e tij ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se Qeveria shqiptare ka përballuar deri tani situata shumë më të vështira sesa një vit elektoral.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008