Opozita: “Krijohen mundësi për selektime abuzive”
Autori i Lajmit: red.
Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ka sjellë debate gjatë seancës së djeshme plenare. Projektligji parashikon shtyrjen e afatit të pagesës së TVSH-së për investitorët, ku sipas skemës së vjetër, investitorët kishin 12 muaj afat për të shlyer TVSH-në. Por në draftin e ri do të jetë Ministria e Financave ajo që do të përcaktojë aftin kohor të shtyrjes së TVSH-së për importuesit e makinerive. Ndërkohë, sipas p/ligjit, edhe personat që tregtojnë revista, gazeta të huaja nuk do të paguajnë TVSH-në. Gjithashtu, edhe organizatat jofitimprurëse janë përjashtuar nga skema e pagesës së TVSH-së. Deputetët e opozitës, kanë paraqitur kundërshtitë e tyre lidhur me këto ndryshime, pasi, sipas tyre, ndryshimet e shpeshta në ligjet e politikës fiskale dëmtojnë biznesin, duke kërkuar njëkohësisht që ndryshimet në legjislacionin fiskal Ministria e Financave t i përfshijë në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, që pritet të kalojë së shpejti për miratim në Kuvend. Por një tjetër arye e reagimit të ashpër të opozitës është fakti se me ndryshimet e reja i jepen më shumë kompetenca ministrit të Financave, i cili do të përcaktojë bizneset që do t u shtyhet TVSH-ja. Por sipas ministrit Bode, fakti që ka përmirësime të ndjeshme në mbledhjen e të ardhurave, ulje të informalitetit, të evazionit fiskal dhe korrupsionit, krijon mundësi për lehtësimin e biznesit nga barra fiskale. “Në këtë kuadër vijnë edhe ndryshimet në këtë ligj”, - u shpreh Bode, duke shtuar se përjashtimi i TVSH-së për librat e huaj dhe OJF-të, është pjesë e favoreve për biznesin dhe qytetarët. Pas debateve, Kuvendi shtyu për në seancën e ardhshme plenare miratimin e këtyre ndryshimeve.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008