Vrasja e Koliçit, 40 ditë burg Bledar Balliut
TIRANE- Bledar Balliu, i njohur dhe me emrin Arif Shehu nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen e Aleksandër Kuliçit. 47 vjeçari u ekzekutua të premten në mbrëmje pranë shkollës “Petro Nini”.
Balliu doli sot para trupit gjykues në Gjykatën e Tiranës për të marrë vlerësimin e masës së arrestit. Ai dëshmoi se të premten në mbrëmje kishte pirë kafe në një nga lokalet në kryeqytet dhe pasi kishte mbaruar punët e tij kishte shkuar në banesë. Por prokuroria thotë se ka prova të cilat sipas saj, provojnë se Balliu është përfshirë në vrasjen e Koliçit. Pasi dëgjoi pretendimet e palëve gjykata urdhëroi 40 ditë arrest me burg.
Balliu u arrestua një ditë pas vrasjes. Së bashku me viktimën kanë qenë të akuzuar dhe të dënuar për trafik droge në të njëjtën çështje që bënte fjalë për tentativën e transportimit të dy ngarkesave me drogë nga Shqipëria në drejtim të Holandës. Arrestimet e tyre u kryen gjatë operacionit te koduar Poter Al, pas përgjigjeme italiane.
(s.g/BalkanWeb)