E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton projektligjin “Për Gardën”



Projektligji "Për sigurimin shoqëror suplementar të efektivave të Gardës së Republikës së Shqipërisë" ka marrë dje miratimin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Ky draft synon të përcaktojë parametrat e përfitimeve suplementare të punonjësve të Gardës së Republikës, në funksion të krijimit të kushteve për motivimin e tyre për të shërbyer në këto struktura. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, domosdoshmëria e hartimit të tij lindi pasi aktualisht punonjësit e Gardës trajtohen në bazë të një ligji të vitit 1996, i cili nuk siguron përputhje me realitetin e ri të krijuar në strukturën, emërtimet dhe pozitën e Gardës. Sipas ekspertëve të ekonomisë ligji i ri do të ndikojë dukshëm në trajtimin financiar, të krahasueshëm me atë të punonjësve të tjerë, stimulimim për rekrutime cilësore dhe vazhdimësi të karrierës në Gardë, njohjen e periudhave në karrierë etj.

e

23 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›