E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Integrimit diskuton për Plan Veprimin, Bregu: Detyrat mbeten të njëjtat, opozita të tregohet konstruktive

05-03-2012 / Gazeta 55

Një mbledhje e parashikuar si krejtësisht teknike, në kalendarin e përbashkët të punës mes Ministrisë së Integrimit dhe Komisionit të posaçëm parlamentar, u dominua nga debate me tendeca të qarta politike. Ndryshe nga ç’ishte rënë dakort në këtë kalendar, komsioni i kryesuar nga opozita nuk i paraqiti më 21 shkurt sugjerimet që do të përfshihen në plan veprimin për 12 kriteret e Bashkimit Europian. Ajo zgjodhi t’i ngrejë në nivel debati politik në komision, problemet që vëren. Por ky debat për ministren Bregu nuk i sjell asnjë vlerë të shtuar planit të veprimit, ku sidoqë opozita të preferojë t’i paraqesë sugjerimet e saj, ato njësoj do të kenë vendin e tyre në plan veprim. Kriteri i parë për të cilin u bë debat ishte ai për reformimin e administratës publike dhe forcimin e komisionit të shërbimit civil. Zonja Bregu i kujtoi opozitës që atributet e këtij komisioni pritet t’i marrë Gjykata Administrative, nëse opozita kësaj here do të japë votat për ngritjen e saj.
Ndërsa opozita ngre si shqetësim mosndëshkimin nga drejtësia të zyrtarëve të lartë, ministrja Bregu, shfrytëzoi diskutimet për kriterin e luftës antikorrupsion, për të ritheksuar qëndrimin e mazhorancës se është gatshme të ndryshojë kushtetutën për kufizimin e imunitetit, siç opozita më herët ka propozuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›