Prokurimet publike, Avokati “fundos” qeverinë
Ministritë dhe agjencitë qeveritare bëjnë favorizime në prokurime. Dështojnë prokurimet elektronike, kanë mungesë transparence
Eljona Ballhysa
Avokati i Prokurimeve ka depozituar në Kuvend raportin vjetor në të cilin vërehen shkelje të procedurave të prokurimeve, veçanërisht nga ministritë dhe agjencitë qeveritare. Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, janë institucionet me shkeljet më të mëdha të procedurave të prokurimeve publike. Në raportin e tij, Avokati i Prokurimeve, Edi Spaho, ka theksuar se shkelja e procedurave gjatë prokurimeve publike fsheh në vetvete synimin e korrupsionit, favorizimin e disa kompanive si dhe shmang konkurrencën e lirë gjatë zhvillimit të tenderave.
Shkeljet
Në raport bëhet e ditur se për vitin 2008 në Institucionin e Avokatit të Prokurimeve janë depozituar 354 ankesa nga operatorë ekonomikë, të cilët kanë kundërshtuar vlerësimet e autoriteteve kontraktore apo të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Gjatë hetimit është vënë re që autoritetet kontraktore zhvillojnë procedura prokurimi në kundërshtim me kriteret ligjore të përcaktimit të fondit limit apo kur fondet nuk janë në dispozicion. Më të theksuara këto parregullsi janë konstatuar në autoritetet kontraktore në varësi të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Autoritetet kontraktore në varësi të KESH-it kanë zhvilluar procedura prokurimi dhe kanë lidhur kontrata duke marrë në dorëzim mallra e shërbime për të cilat nuk janë kryer pagesa për mungesë të fondeve në dispozicion. Autoritetet kontraktore nuk zbatojnë ligjin për hartimin e dokumenteve të tenderit dhe zhvillimin e procedurave në afatin e caktuar. Sipas Avokatit të Prokurimeve, problem shqetësues gjatë vitit 2008 ka qenë vendosja nga autoritetet kontratuese të kritereve diskriminuese në hartimin e dokumenteve të tenderit. Pjesa më e madhe e ankesave ka pasur si objekt kërkesën për modifikim dokumentesh për arsye se autoritetet kontraktore vendosin kritere që favorizojnë subjekte të caktuara dhe shmangin konkurrencën e ndershme.
Nga shqyrtimi i ankesave dhe nga monitorimet e realizuara nga Avokati i Prokurimeve është konstatuar se komisionet e vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me rregullat e prokurimit, nuk pasqyrojnë siç duet procedurën e hapjes dhe shqyrtimit të ofertave. “Dokumentimi me mangësi dhe jo i plotë i procedurës së prokurimit reflekton faktin se gjatë zhvillimit të tenderit diçka nuk është kryer konform rregullave duke rritur mundësinë e manipulimit të dokumentacionit të operatorëve. Raste të tilla janë konstatuar në autoritetet kontraktore në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agjencisë Kombëtare të Trafikut Ajror, Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare e një sërë bashkish e komunash të vendit”, - bëhet e ditur në raportin vjetor të Avokatit të Prokurimeve. Në raport bëhet e ditur se autoritetet kontraktore gjatë shqyrtimit të ofertave favorizojnë operatorët ekonomikë, të cilët nuk përmbushin kriteret kualifikuese. Problemi më shqetësues i vënë re është zhvillimi i procedurave me mangësi dhe që dëmtojnë konkurrencën e ndershme në tendera duke shpallur fitues operatorë ekonomikë që nuk plotësojnë kriteret. Raste të shqyrtimit të ofertave me mangësi dhe kualifikime të operatorëve në kundërshtim me kriteret janë konstatuar në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit e Shkencës dhe strukturat në varësi të saj, në Ministrinë e Shëndetësisë, në QSUT, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare etj. Autoritetet kontraktore nxitojnë të lidhin kontrata edhe kur ka filluar hetimi administrativ për shkelje të rregullave të prokurimit. Të tilla veprime, sipas Avokatit të Prokurimeve, favorizojnë korrupsionin në tendera. Autoritetet kontraktore zvarrisin dhe anulojnë tenderat me justifikime të ndryshme për të vazhduar në mënyrë abuzive kontratat me subjektet e mëparshme. Raste ku janë anuluar tenderat me qëllim vazhdimin e kontratave pa konkurrencë janë konstatuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Komanda e Forcës së Bashkuar, Spitali Obstetrit-Gjinekologjik Tiranë, etj.
Prokurimi elektronik
Megjithëse ky lloj prokurimi vlerësohet nga Avokati i Prokurimeve, edhe ky prokurim paraqet ende probleme me natyrë teknike. Institucioni i Avokatit të Prokurimeve has vështirësi në kontrollin e plotë të dosjeve elektronike. Në raport vërehet se në sistemin elektronik të prokurimeve procesi i hetimit vështirësohet dhe në rast të anulimit të një procedure i gjithë dokumentacioni i ofertuesve nuk bëhet i mundur të kontrollohet. Raste të mungesës së transparencës në zhvillimin e prokurimit elektronik janë konstatuar në Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Mbrojtjes, të Arsimit dhe në Ministrinë e Brendshme.
Avokati i Prokurimeve konstaton në raportin e tij mungesën e bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimit Publik. “Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka mbështetur rekomandimet e Avokatit të Prokurimeve për ndëshkimin e shkeljeve ligjore të konstatuara. Kjo agjenci ka lejuar autoritetet kontraktore të publikojnë dokumente tenderi me kritere kualifikuese të gabuara. Rastet e hartimit dhe publikimit të dokumenteve të tenderit në kundërshtim me dokumentet standarde përmendin autoritetet kontraktore në varësi të Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë, Mbrojtjes e disa bashkive”, - shkrueht në raport.
Procedimi për ankesat
- Për 210 ankesa është filluar hetim administrativ sepse pretendimet dhe argumentet e ofruara nga kompanitë ishin të mjaftueshme për nisjen e hetimit.
- Për 144 prej tyre është bërë shqyrtim administrativ për pretendimet e ngritura duke dhënë rekomandimet përkatëse lidhur me problemet që trajtonin ankesat.
- Për 53 raste kemi filluar monitorimin e procedurave me iniciativën tonë duke dhënë rekomandimet e nevojshme.
- Në vendimet e dhëna nga Avokati i Prokurimeve në 129 prej tyre janë mbështetur operatorët ekonomikë për problemet dhe shqetësimet që ata kanë ngritur.
- Në 30 raste kemi dhënë rekomandime për rivlerësim ofertash nisur nga shkeljet e konstatuara gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit.
- Në 102 raste kemi dhënë rekomandime për anulimin e procedurave nisur nga shkeljet e konstatuara për parregullsi në dokumentet e tenderit apo për zhvillim me mangësi të procedurave të prokurimit.
4 Mars 2009