E Shtunë, 31 Tetor 2026

Objektet shtetërore do të ruhen me polici private

27/04/2010 Gati projektligji

Me përjashtim të objekteve të rëndësisë së veçantë, të gjitha objektet e tjera që deri më sot janë ruajtur nga Policia e Shtetit së shpejti do të ruhen nga policia private. Kjo do të jetë edhe qëllimi i projektligjit që së shpejti Ministria e Brendshme do të paraqesë në Këshillin e Ministrave, me qëllim përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit. “Tentativa e ish-funksionarëve të Policisë, pronarë asetesh të mëdha, për të dëmtuar imazhin e Policisë së Shtetit është një tentativë mjerave, që janë në shërbim të interesave të caktuara politike. Së shpejti do t’i propozojmë qeverisë një projekt që synon eliminimin funksioneve të mbetura nga e kaluara, e konkretisht për rojat. Me përjashtim të institucioneve të rëndësisë të veçantë, objektet e tjera do të ruhen me policë privatë”, - tha Basha në fjalën e tij. Ministri iu përgjigj interesit të deputetëve të komisionit mbi imazhin e gabuar të Policisë së Shtetit, që jo pak herë e shohim me sëpatë në dor për të shkulur rrënjët e Canabisit në Lazarat, apo edhe gjatë ruajtjes së ndonjë fushe sporti. Për sa i takon kultivimit të bimëve narkotike, kreu i Ministrisë së Brendshme garantoi me bindje të plotë se do të goditet çdo cm katror dhe çdo trafikant i kësaj lënde kudo ku jeton. “S’do të mbetet asnjë cm katror tokë i paaneksueshëm nga organet kompetente. Goditja do të jetë e përqendruar brenda territorit. Po bëhemi gati për një goditje të thellë dhe të shtrirë, me qëllim asgjësimin e kësaj bime në çdo cep të vendit. Goditje edhe trafikatëve kudo që ndodhen”, - tha ai duke deklaruar se kultivimi në dy vjetët e fundit ka rënë në masën 30 %. E thënë ndryshe, sasia e goditur është 2 800 kg Canabis sativa. Ministri i Brendshëm hodhi poshtë spekulimet se Shqipëria është e vonuar në miratimin e disa ligjeve. “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që disponon legjislacion që mundëson procesin e konfiskimit të aseteve të krimit, një proces paralel me procesin penal, apo pavarësisht prej procesit penal. Kroacia po e harton tani këtë ligj”, - përfundoi Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›