Reforma në drejtësi, ndryshimet do të shkojnë deri në detaje
Reforma në drejtësi do të ketë një axhendë konkrete dhe konsensuale menjëherë pas mbylljes së debatit mbi dekretet e Presidentit Topi apo heqjen e imunitetit të deputetit Mediu. Situata në këtë pikë paraqitet krejt ndryshe, ku Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë miratuar një pakt të përbashkët kombëtar për reformën në drejtësi, i cili pritet të kalojë në formën e një projektrezolute në Parlamentin shqiptar pas dy javëve. Menjëherë, Nënkomisioni Kuvendor për Reformën në Drejtësi do të fillojë mbledhjet nga ku do të fillojë diskutimi i gjerë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, duke folur për “standard” shprehet se reforma në drejtësi po ecën me ritme të kënaqshme. “Menjëherë pas miratimit të Kuvendit të Paktit të Përbashkët, puna dhe diskutimet do të kalojnë në nënkomisionin përkatës nga ku do të diskutohet gjerësisht dhe në mënyrë të hapur, me të gjithë faktorët politik dhe institucionalë, mbi ndryshimet që do të ketë sistemi i drejtësisë”, - shprehet Beja. Ajo që tashmë mbetet lajm, është se sistemi shqiptar i drejtësisë do të ketë një reformë të gjerë, ku do të diskutohen dhe priten të ndryshohen edhe detaje minimale për sistemin. Në nënkomisionin përkatës kuvendor pritet që të vijnë me dhjetëra projektligje apo nisma ligjore nga qeveria si dhe propozime nga opozita. Palët kanë rënë dakord se asnjë ndryshim nuk do të bëhet pa konsensus. Çdo ndryshim ligjor do të votohet me një numër votash maksimale në Kuvend. “Kjo reformë ka si qëllim që pavarësisht kush është në pushtet, PD-ja apo PS-ja, sistemi i drejtësisë të ketë një pavarësi që politika të mos ketë mundësi që ta cenojë”, - shprehet më tej Fatos Beja. Në diskutimet publike nuk do të mungojnë ekspertë të pavarur apo drejtuesit e institucioneve më të larta të gjyqësorit si nga KLD-ja, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese etj.
Konsensusi
Reforma do të fillojë që nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë e të gjitha institucionet e tjera. Natyrisht që materiali do të plotësohet me vërejtje dhe sugjerime të tjera. Pakti i përbashkët nis si një marrëveshje historike e cila në qendër vendos qytetarin dhe funksionet që shteti shqiptar duhet të përmbushë për shtetasit e tij. Partitë e mëdha e kanë cilësuar si një aspiratë legjitime të shqiptarëve për t’i dhënë vendit një drejtësi transparente, moderne dhe të pavarur. Reformimi i gjyqësorit, organizimi gjyqësor, funksionet e gjyqtarit, qeverisja e gjyqësorit, reformimi i prokurorisë, financimi i sistemit të drejtësisë, zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve, raporti i sistemit gjyqësor shqiptar me gjykatat evropiane si dhe arsimimi juridik i nevojshëm. Palët janë angazhuar që këtij pakti t’i shkojnë deri në fund duke dhënë garanci konsensusin si dhe presionin që Bashkimi Evropian ka për Shqipërinë në realizimin e reformave kryesore.
Reforma
Nëpërmjet ndryshimeve ligjore do të kërkohet të realizohet ruajtja e të drejtave themelore të njeriut, të sistemit demokratik, ekonomisë së tregut, sigurisë shoqërore etj. Organizimi i gjyqësorit pritet që të ketë një tjetër disiplinë. Parashikohet krijimi i gjykatave administrative si dhe një profilizim të Gjykatës së Lartë me tri juridiksione, si, civile, administrative dhe penale. Parashikohet edhe një projektligj për administratën gjyqësore, i cili do të mundësojë forcimin e kësaj administrate. Statusi i gjyqtarit do të ketë një tjetër dimension. Ligji do të ketë të sanksionuar konkurrencën në përzgjedhjen e kandidatëve për magjistratë e gjyqtarë duke u bazuar në kritere objektive e transparente.
Ligji i miratuar për gjyqësorin, rregulla të reja për gjyqtarët
Vetëm dy muaj më parë Komisioni i Ligjeve miratoi ligjin për funksionin e sistemit gjyqësor në vendin tonë. Gjyqtarit shqiptar do t’i duhet 8 vite punë në një shkallë për t’u ngjitur në shkallën tjetër. Ky është edhe miratimi konkret ligjor që ka ndryshuar Komisioni i Ligjeve. Ligji i mëparshëm shprehej se gjyqtari ka të drejtë të kërkojë transferim nga Shkalla e Parë drejt Apelit kur ka minimalisht 5 vite punë në Shkallën e Parë si dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund ta emërojë pa pasur këtë eksperiencë. Tashmë një gjyqtar do të duhet të ketë në CV-në e tij mbi 8 vite punë që të kërkojë ngritje në detyrë. Njëkohësisht, Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe disa ndryshime të tjera ligjore që lidhen me çështjet teknike për emërimin e gjyqtarëve. Projektligji “Për organizimin e gjyqësorit” ka afërsisht 45 nene, nga të cilat janë miratuar 12 prej tyre. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve u zhvillua në një qetësi politike ku ndryshimet e miratuara ishin propozuar nga ekspertët e opozitës dhe që u pranuan nga mazhoranca. Disa çështje janë lënë pezull për t’u diskutuar më vonë kur dhe propozime konkrete nga palët politike të jenë të pranishme në tavolinat e punës së komisionit.
Karriera e gjyqtarëve, vendosen raporte mes përvojës dhe statusit
Ligji i miratuar pak muaj më parë parashikon që paga fillestare e gjyqtarit në Shkallën e Parë është e barabartë me 50 për qind të pagës së gjyqtarit të Shkallës së Lartë, ndërkohë që paga e kryetarit të Shkalës së Parë të jetë 60 për qind në raport me homologun e tij të Gjykatës së Lartë. Përjashtim bën vetëm kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, i cili parashikohet ta ketë 70 për qind. I njëjti raport kërkohet edhe me gjykatësit e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda së bashku me kryetarët e tyre. Projektligji parashikon për gjyqtarët e mësipërm një rritje page prej 5 për qind vetëm kur të kalojnë 10 vite punë. Për sa i përket rritjes së pagave për gjyqtarët e Apelit, projektligji është i njëjtë me propozimet e KLD-së, por që përjashton sistemin e karrierës për rritje page. Statusi i gjyqtarit nuk ka ndryshuar në raport me atë që gëzon aktualisht. Deputetët kanë miratuar dhe mënyrën e shkarkimit të gjyqtarëve që është e ngjashme me procedurën aktuale. Njëkohësisht, është vendosur që transferimet të bëhen vetëm me miratimin e vetë gjyqtarëve. Gjyqtarëve u ndalohet të marrin pjesë në tubime politike, greva apo në ndonjë aktivitet tjetër privat ose publik.
Presidenti afgan, Karzai, falënderon Shqipërinë për mbështetjen
Në konferencën botërore, organizuar për mbështetjen dhe zhvillimin sa më të shpejtë të shtetit të Afganistanit, Shqipëria është falënderuar personalisht nga Presidenti afgan Hamid Karzai. Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha, i cili u shpreh se Shqipëria do të mbështesë shtetin afgan. Veçanërisht, shteti shqiptar do të japë një numër të konsiderueshëm bursash për studentët e mjekësisë nga Afganistani. Presidenti afgan, Hamid Karzai, kërkoi mbështetjen ndërkombëtare për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të sapodalë nga lufta e gjatë civile. Shtetet perëndimore, por edhe ato të Lindjes së Mesme, kanë shprehur garancinë nëpërmjet shumave konkrete financiare apo projekteve të zbatuara direkt në Afganistan.