PDS: OSBE të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës
Sekretari i Politik i PDS-së, Artur Duçkallari, i kërkoi OSBE-së ndërhyrjen për zgjidhjen e krizës politike në vend. "PDS kërkon angazhim e OSBE-së për kompromisin politik mes palëve. Gjithashtu ne shprehemi të gatshëm të bëjmë ndërmjetësuesin mes tryezës së 6 partive dhe dy partive kryesore PD dhe PS", tha Duçkallari. Partia Demokracia Sociale mbështet propozimin me dy opsione për zgjidhjen e krizës me 10 deputetët në grevën e urisë. "Ne mbështesim propozimin e fundit të ardhur nga përfaqësia e deputetëve, që janë në grevën e urisë, sepse ky ka qenë edhe propozimi ynë i hershëm i para disa ditëve. Propozimi është një zgjidhje e dobishme, gjithëpërfshirëse dhe nuk duhet hedhur poshtë dhe as nuk duhet konsideruar në mënyrë inatçore", tha Duçkallari. Për Demokracinë Sociale, sipas tij, në situatën politike në të cilën ndodhet vendi, ne mendojmë se ka ardhur koha që me gjakftohtësi, duke reflektuar seriozisht, pa pasione politike dhe pa inate personale, të mund të rikthehemi edhe njëherë tjetër në tavolinën e bisedimeve.