OSBE: “Dosjet” cenojnë disa nene të Kushtetutës
OSBE paralajmëron maxhorancën dhe kryetarin e saj, njëkohësisht kyeministrin Sali Berisha se pr/ligji për Pastërtinë e Figurës “cenon disa nene kushtetuese”. Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch i ftuar në një tryezë të Këshillit të Rregullim Territorit në qytetin e Durrësit iu përgjigj interesit të gazetarëve për ligjin e njohur ndryshe si projektligji për hapjen e dosjeve. “Ndajmë të njëjtin qëndrim me SHBA-në. Pr/ligji cënon disa nene kushtetuese dhe duhet të ketë diskutime gjithëpërfshirëse për të”- tha qartë ambasadori i OSBE-së Robert Bosch. Përfaqësuesi i kësaj organizate ndërkombatare shkoi me tej duke theksuar rëndësinë e këtij pr/ligji si mjaft të ndjeshëm ndaj duhet të paraqitej te konsulentët europianë pikësëpari si dhe dhe hapjen e diskutimeve gjithë-përfshirëse.