Komisioni i Sigurisë: Ligji është në rregull
Komisioni i Sigurisë Kombëtare, në cilësinë e komisionit përgjegjës, organizoi, dje, një seancë dëgjimore për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, Për Shërbimin Informativ të Shtetit, të ndryshuar”. Oratorët, vijon njoftimi i Kuvendit, bënë të njohur se këto ndryshime demokratike bëhen të nevojshme për shkak të sfidave me të cilat përballet SHISH. “Duke u mbështetur në përvojën e sotme të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE, këto ndryshime respektojnë standardet demokratike dhe rrisin transparencën e këtij institucioni ndaj publikut, duke ftuar, për herë të parë, edhe opozitën të japë mendimin e vet për emërimin e drejtorit të SHISH-it. Por, për fat të keq, në këtë mbledhje, opozita nuk mori pjesë, edhe pse z. Demi kontaktoi personalisht me z. Ruçi për rëndësinë që ngërthen ky projektligj dhe që kolegët opozitarë duhet të japin kontributin e tyre konkret”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të shpërndarë në orët e vona të darkës.
#