E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Sigurisë miraton draftin për asgjësimin e armëve



Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi dhe miratoi dje projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes theksuan rëndësinë që ka shtimi i numrit të poligoneve për asgjësimin e municioneve të tepërta me qëllim përmbushjen e objektivit të qeverisë për përfundimin e këtij procesi brenda vitit 2013. Gjithashtu ekspertët sqaruan se qëllimi i propozimit për poligone shtesë është rritja e kapacitetit të asgjësimit të municioneve me plasje dhe asgjësimit të barutit me djegie që del gjatë demontimit në uzinat ushtarake, në realizim të objektivit të qeverisë. Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, specialistët sqaruan se poligonet e zgjedhura për asgjësim municionesh respektojnë të gjitha distancat e sigurisë nga ndërtesat e ndryshme e sidomos ato të banuara, linjat e kabllot ajrore e nëntokësore, rrugët e hekurudhat, aeroportet e korridoret e kalimit ajror, transmetuesit e radios apo radarët etj. Në mënyrë të veçantë ata theksuan se distancat e poligoneve janë hartuar në përputhje me standardet e sigurisë së vendeve anëtare të NATO-s.

Investitorët e huajm kundër draftit për sektorin minerar

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi dje një seancë dëgjimore me Shoqatën e Investitorëve të Huaj për projektligjin “Për sektorin minerar”. Përfaqësuesit e kompanive të huaja më me zë në këtë sektor vlerësuan projektligjin e ri si një draft me standarde dhe që u jep zgjidhje problemeve që haseshin në ligjin e vjetër në sektorin minerar. Ndërkohë, përfaqësuesit e shoqatës theksuan se projektligji i ri duhet të marrë në konsideratë raportin e vështirë që krijohet ndonjëherë mes zotëruesit të veprimtarisë për shfrytëzim minerar dhe pronarit të tokës ku gjenden mineralet e nëntokës. Një problem tjetër i evidentuar nga investitorët e huaj është dhe përcaktimi i dikasterit që do të miratojë gjobën në rastet e pasojave mjedisore, përveç Ministrisë së Mjedisit. Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Jemin Gjana, u tha drejtuesve të Shoqatës së Investitorëve të Huaj se projektligji ka si qëllim kryesor mbrojtjen e interesave publike, në raport me interesat e ngushta private, si dhe eliminimin e abuzimeve burokratike të administratës në dhënien e licencave në sektorin minerar. Ndërsa investitorët e huaj u shprehën se drafti i ri rrit burokracinë dhe largon investitorët.

Nisin konsultimet e para diplomatike Shqipëri-Serbi

Dy zëvendësministrat e Punёve tё Jashtme, Edith Harxhi dhe Zdravko Ponosh, zhvilluan konsultimet e para diplomatike midis Republikёs sё Shqipёrisё dhe Republikës sё Serbisё. Harxhi dhe Ponosh ndanё mendimin e pёrbashkёt se marrёdhёniet midis Shqipёrisё dhe Serbisё janë tё njё rёndёsie tё veçantë pёr tё dyja vendet dhe se zhvillimi i tyre pa paragjykime do të ishte një kontribut pёr sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit. Pavarësisht diferencave nё lidhje me çështjen e Kosovёs, palёt ranё dakord tё ecin përpara nё marrёdhёniet midis tyre në të gjitha fushat me interes reciprok. Marrёdhёniet politike së bashku me dialogun politik u vlerësuan si shumё tё rёndёsishme pёr t’i hapur rrugёn zhvillimit dhe intensifikimit tё bashkëpunimit nё tё gjitha fushat me interes reciprok. Duke e vlerësuar bashkёpunimin ekonomiko-tregtar si njё element thelbësor nё marrёdhёniet midis dy vendeve, palёt ranё dakord pёr tё intensifikuar përpjekjet respektive nё nxitjen e interesit tё operatorёve publikё dhe privatё pёr mё shumё investime dhe shkëmbime tregtare. Fusha tё tjera me interes pёr bashkëpunim u vlerësuan energjia, infrastruktura, transporti, turizmi, agrobiznesi, arsimi, shkenca, kultura dhe shëndetësia. Palёt diskutuan edhe nё lidhje me perspektivën e Luginёs së Preshevёs si dhe mbi nxitjen e shkëmbimeve njerëzore.

23 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›