Komisioni i Sigurisë miraton zgjatjen e moratoriumit të skafeve

Tiranë, 26 janar, NOA Në mbledhjen e tij të
sotme, komisioni parlamentar i Sigurisë ka miratuar zgjatjen e afatit të
moratoriumit të skafeve, sipas një propozimi më të fundit të kaluar ndaj
Kuvendit prej qeverisë. E komunikuar publikisht para pak javësh edhe në një nga
mbledhjet e qeverisë prej vetë kryeministrit Berisha, lënia në fuqi edhe për
tre vjet të tjerë të moratoriumit të skafeve, është konsideruar nga deputetët e
komisionit parlamentar të Sigurisë si një masë, e cila është e nevojshme në
kuadrin e masave të marra nga qeveria për rënien e nivelit të trafiqeve.
Moratoriumi i skafeve u vendos si një masë nga
qeveria e Partisë Demokratike menjëherë sapo ajo erdhi në pushtet në verën e
vitit 2005, duke e konsideruar këtë si një projekt mjaft të dobishëm për të shënuar
ulje të trafiqeve.
n.e/NOA