E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët e institucioneve, beteja e mazhorancës

Vendet

Mazhoranca pritet të ketë së shpejti një “kockë” të fortë për ta përtypur në Parlamentin e përgjysmuar nga mungesa e opozitës. Bëhet fjalë për rinovimin e disa anëtarëve të institucioneve Kushtetuese, për të cilat porta e garancisë mbetet Presidenti i Republikës, i cili vendos firmën e tij. Bëhet fjalë për rinovimin e gjashtë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, mandati i dytë i të cilit përfundon në muajin shkurt të këtij viti. Gjyqtarët e Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti me pëlqimin e Kuvendit. Procesi i dhënies së pëlqimit bëhet me 71 vota, por gjithsesi duke u nisur nga rëndësia e këtyre institucioneve, nuk është e thjeshtë ngritja e kartonëve nga mazhoranca. Ndërkaq, sipas Kushtetutës së Republikës, zgjedhja e Avokatit të Popullit bëhet me votat e 3/5-at e deputetëve, kështu që është e domosdoshme dhënia e konsensusit nga opozita. Një tjetër institucion i rëndësishëm që duhet ripërtërirë është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili duhet të zgjedhë katër anëtarët e rinj që u mbaron mandati, të cilët duhet të zgjidhen nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore. Por ky proces ka ngecur, sepse nuk është miratuar ligji në Kuvend, i cili duke qenë ligj i konsideruar pjesë e reformës në drejtësi, nevojitet të votojnë pro 84 deputetë, pra opozita.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›