Pensionet. Çduhet të bëjnë personat që nuk kanë dokumentet verifikuese për vitet e punës
70 ndërmarrje humbin dokumentacionin, rrezikohen vitet e punës për shumë punonjës. Si veprohet në rastet kur jepet përgjigje negative për pension pas verifikimit
Jonida Tashi
Vetëm pak vite pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, shumë ndërmarrje shtetërore u mbyllën, ndërsa një pjesë e tyre u privatizuan. Menjëherë pas fillimit të mbylljes së këtyre ndërmarrjeve, qeveria nxori një vendim të posaçëm për dorëzimin e dokumentacionit të vjetërisë në punë në arkivat vendorë. Por, edhe pse kanë kaluar 18 vjet, rreth 70 ndërmarrje që funksiononin në kohën e diktaturës ende nuk i kanë dorëzuar këto regjistra, duke humbur kështu vitet e punës për qindra punëtorë shqiptarë. Të gjendur përballë kërkesës së qytetarëve për gjetjen e viteve të punës, që ata kanë në këto ndërmarrje, ISSH-ja ka kërkuar që vetë këta shtetas të dorëzojnë dokumentet që kanë. Për këtë, nëndrejtori i ISSH-së, Ali Emini, pohon: “Shtetasit të mos bëjnë korrigjime. Do të çojmë në ndjekje penale ato subjekte që i kanë dokumentet, por nuk i dorëzojnë”. Mungesa e këtyre regjistrave është vërtet një problem serioz edhe për ISSH-në, e cila po krijon arkivin qendror, ku do të ruhen të gjithë dokumentet e vjetërsisë së punës të të gjithë shqiptarëve.
Procedura
Të gjendur përballë situatës së mësipërme, specialistët e pensioneve shpjegojnë procedurën që duhet të ndjekin personat që nuk i disponojnë dokumentet verifikuese për vjetërsinë në punë. Kështu, kjo kategori përfituesish duhet të paraqitet pranë vendbanimit të tyre për të plotësuar kërkesën për të drejtën e pensionit. Fillimisht ata duhet të plotësojnë një formular, në të cilin do të deklarojnë periudhat e tyre të sigurimeve (historikun e punës). Kërkesa parapake për plotësimin e dokumenteve për caktimin e pensionit ndahet në disa pjesë. E para përmbledh të dhënat mbi gjendjen civile të aplikuesit, ku deklarohen të gjitha gjeneralitetet dhe vendbanimet e tij deri në çastin e përftimit. Këto të dhëna plotësohen duke pasur parasysh regjistrimet e bëra në gjendjet civile. Pjesa e dytë përmban kërkesën, në të cilën detajohet se ç’lloj pensioni duhet të përfitojë. Më pas vijohet me pjesën e tretë, e cila përbëhet nga tabelat përkatëse, në të cilat evidentohen periudhat e sigurimeve në vite. Përbri secilit subjekt të punësuar citohen detyrat e bëra nga aplikuesi nga data e fillimit të punës deri në kohën e ndërrimit të vendit të punës.
Kooperativat
Po e njëjta procedurë ndiqet edhe në tabelën tjetër përkatëse: punësimet në kooperativat bujqësore me shpërblim në ditë pune apo punësimet e bëra në subjektet private. Gjithashtu në këtë kërkesë duhet të detajohen dhe rastet e të vetëpunësuarve në aktivitetet bujqësore. Më pas bëhet dhe deklarimi i sigurimeve vullnetare të derdhura në afatet kohore përkatëse, deklarohet nëse aplikanti është trajtuar me përfitime afatshkurta nga sigurimet shoqërore pas 1 janarit të 1994-s, si dhe vitet kur është kryer shërbimi ushtarak. Dokumentet e nevojshme që shoqërojnë kërkesën paraprake janë: fotokopje e librezës së punës (në mungesë të saj deklaratë personale për vitet e punës), certifikatë lindjeje me fotografi, certifikatë martese për femrat. Personat që, pasi marrin përgjigjen nga organet e sigurimit për verifikimet e kryera, nuk u është faktuar veprimtaria e tyre e sigurimit në vite, mund t’u drejtohen organeve gjyqësore për të kërkuar të drejtën më tej. Do të jetë kjo e fundit që do të merret me trajtimin e mëtejshëm të këtij rasti dhe jep vendimin përkatës.
Rastet kur humbet e drejta për pension
Kur personat e interesuar për të përfituar pension kanë plotësuar moshën, por të dokumentuar kanë më pak se 15 vjet pune të siguruar, ata nuk mund të marrin pension. Sipas ekspertëve të pensioneve, kjo kategori përveçse ka plotësuar moshën për të përfituar pension ka humbur dhe të drejtën për të bërë sigurim vullnetar apo të vetësigurohet në bujqësi për të shtuar vitet e punës që të arrijë deri në përfitimin e pjesshëm. Që të mos e humbin të drejtën për të përfituar pension, të gjithë personat që janë në prag të moshës për të dalë në pension duhet të paraqiten pranë zyrave të sigurimeve shoqërore për të bërë mirë llogaritjen e moshës dhe të viteve të punës në mënyrë që të sigurohen vullnetarisht. Aktualisht, shuma mujore për t’u siguruar vullnetarisht është 3.140 lekë. Nëse pagesat për sigurimet vullnetare bëhen paradhënie për një vit bëhet një zbritje 6 për qind e shumës. Kur sigurimi vullnetar bëhet për 6 muajt e ardhshëm, zbritja është 3 për qind e vlerës dhe për 3 muaj zbritja është 1.5 për qind e shumës së parapaguar. Në rastet kur personat i kanë vitet e punës për të përfituar pension, por u ka humbur libreza e punës apo nuk i gjenden dokumentet justifikuese në qendrat e punës, komuna, arkiva etj. vitet e punës janë të vlefshme vetëm me vendime të gjykatës. Por nëse një person e ka plotësuar moshën e daljes në pension dhe ka 35 vite punë të siguruara, por me dëshirën e tij dhe të qendrës së punës vazhdon të punojë, ai do të përfitojë pension vetëm kur të ndërpresë marrëdhënien financiare nga puna. Edhe në rastet kur një pensionist dënohet nga organet e drejtësisë atij nuk i hiqet e drejta e pensionit. Kurse kur pensionistët kanë marrë pension tepër jo për faj të tyre deri në shlyerjen e detyrimit me urdhër të titullarit të organit të sigurimeve shoqërore atyre u ndalohet 20 për qind e shumës mujore të pensionit deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Në rastet kur vërtetohet se pensionisti ka marrë pension tepër në mënyrë të kundraligjshme, ai detyrohet të kthejë të gjithë shumën e marrë tepër, të cilën e shlyen duke iu mbajtur 50 për qind të këstit mujor të përfitimit.
Dokumentet që vërtetojnë vjetërsinë në punë
Periudha e sigurimit dhe lloji i punës
Librezë pune ose vërtetim arkivi
Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj
Vërtetim për periudhën e sigurimit lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të ISSH-së
Vërtetim i vjetërsisë në punë në kooperativat bujqësore për ish-anëtarët e saj
Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë
Vërtetim nga dega ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për personat që përfitojnë nga Ligji Nr. 7514, datë 30.09.1991, “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë“
12 Mars 2009