E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i bujqësisë vendos më datë 11

06/04/2005  Komisioni parlamentar i Bujqësisë do të diskutojë më datën 11 metodikën e vendosjes së çmimeve në procesin e kthimit dhe të kompensimit të pronave. Në këtë komision pritet që debatet të jenë dhe më të ashpra. Një gjë e tillë është vërtetuar në mbledhjen e dy ditëve më parë, ku deputetët e PS-së i kanë cilësuar çmimet e parashikuara të larta, ndërsa ata të PD-së i kanë cilësuar tepër të ulëta. Megjithatë, votimi në Komisionin e Ekonomisë do të sjellë një reagim pozitiv nga Komisioni i Bujqësisë. Ndaj dhe është parashikuar që më 24 prill drafti të kalojë për miratim në parlament. Anëtarët e komitetit të kthimit dhe kompensimit të pronave do të jenë në mbledhjen e ditës së hënë, për të sqaruar deputetët mbi problemet që mund të dalin nga shqyrtimi i formulave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›