E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis shqyrtimi i ankesave

06/04/2005  Në Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave ka nisur shqyrtimi i ankesave të para që kanë ish-pronarët ndaj vendimeve që janë marrë nga komisionet vendore të kthimit dhe të kompensimit të pronave gjatë viteve të mëparshme. Spas ligjit, është komiteti shtetëror që ka të drejtën e plotë që të shfuqizojë një vendim të marrë nga komisionet e mëparshme. Deri më tani mësohet se nuk ka një vendim për të anuluar atë që ka vendosur një komision vendor. Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dy javë më parë, ka miratuar dhe rregulloren, që përcakton se si do të veprohet në procesin e kthimit dhe të kompensimit të pronave. Në rregullore paraqiten hapat që duhet të ndjekë një ish-pronar, për të kërkuar kompensimin e tokës që ia ka marrë shteti diktatorial.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›