Shkelet ligji për qiratë e banesave

06/04/2005 Brenda dhjetorit të vitit 2004 Këshilli Ministrave duhet të ndryshonte vlerat
3700 familje kërkojnë zbatimin e vendimit të parlamentit
Rreth 3700 familje të ish-pronarëve, nuk kanë gjetur ende zgjidhje mbi qiratë që duhet të marrin nga ndërtesat që i kanë si trashëgimi nga familjarët e tyre. Ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave ka parashikuar që brenda 90 ditëve nga miratimi i ligjit, duhet të nxirren aktet nënligjore për zbatimin e tij. Në këto akte është vendosur dhe çmimi për qiranë, që duhet të paguajnë personat që janë vendosur prej shtetit në banesat e ish-pronarëve. Por, dhe pse prej miratimit të ligjit kanë kaluar 180 ditë, ende nuk është zgjidhur çështja e qirave të banesave. Ligji saktëson se Këshilli i Ministrave duhet të përcaktojë çmimin e qirasë që duhet të paguajnë personat që banojnë në ndërtesat e ish-pronarëve. Vlera do të caktohet prej Qeverisë, deri në dy vite pas hyrjes në fuqi të ligjit. Ndërsa në vitin e tretë, qiraja do të jetë ajo që përcakton tregu real. Megjithatë, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për të ndryshuar qiratë e banesave. Për këtë mësohet se vlera e qirave është ajo e viteve të para të demokracisë, duke e kthyer në vlerë minimale dhe të papërfillshme.
Vendimet
Sipas përfaqësuesve të shoqatës së ish-pronarëve, janë rreth 3700 ndërtesa, që u janë njohur ish-pronarëve për t'u kthyer, por që janë të zëna nga persona të tretë. Kthimi i plotë i këtyre ndërtesave duket se është tepër i largët, pasi në ligjin e miratuar thuhet se shteti duhet t'u garantojë personave që banojnë në to një tjetër hapësirë me atë ku janë. Por gjetja e këtyre hapësirave është dhe në dorën e pronarit të banesave. Por duket se një angazhim i tillë i qeverisë nuk do të ndërmerret ende nga qeveria, pasi, as vendosja e një çmimi për qiratë nuk është zbatuar. Ndaj, ish-pronarët shtojnë se vetëm kur çmimet e qirasë të barazohen me ato të tregut, personat që jetojnë në këto banesa do të largohen. Kjo për vetë faktin se, ndërtesat janë me hapësira tepër të mëdha, gjë që e rrit vlerën e qirasë. Duke sjellë pamundësinë për ta paguar ndërtesat do të braktiset vetvetiu. Por, për një veprim të tillë do të pritet shtatori i vitit 2007. Deri në këtë kohë, ish-pronarët duhet të shpresojnë që parlamenti të mos ndryshojë afatet e vëna, ashtu si dhe është vepruar në të kaluarën.
Debati
Gjatë diskutimeve të vitit të shkuar, shoqata "Pronësi me Drejtësi", ka kërkuar që shteti të marrë përsipër boshatisjen e ndërtesave të ish-pronarëve, ose miratimin e një vendimi që ata të marrin fitimin prej qirasë sipas përcaktimeve që vë tregu real. Ata janë shprehur se nuk është e drejtë që në banesën e një pronari të vendosen persona të tretë, në këmbim të një çmimi tepër të vogël, madje të papërfillshëm. Megjithatë, kjo kërkesë vetëm sa është parashikuar në ligj, por që nuk ka gjetur ende zbatim.
Toka bujqësore
1-5 euro
toka truall
70 deri në 606 euro
toka turistike
40-208 euro
Komisioni i Ekonomisë i hap rrugën Komitetit
Miratohet Metodika e pronave
Komisioni i Ekonomisë miratoi dje Metodikën që përcakton çmimet e tokës për kthimin dhe kompensimin e pronave. Në mbledhje nuk është bërë asnjë ndryshim i formulës, ndërsa është theksuar se drafti do të kalojë për miratim brenda këtij muaji. Tashmë, në bashkëpunim me juristët e parlamentit, Komiteti Shtetëror i Pronave do të kthejë Metodikën në një projektligj, i cili do të miratohet si i tillë në parlament. Ndërsa pas një jave do të jetë Komisioni i Ekonomisë që do të japë votën pro draftit përfundimtar për t'i hapur rrugën, nisjes së kthimit dhe të kompensimit të pronave. Menjëherë pasi formulat e çmimit të kthimit dhe të kompensimit të pronave të miratohen, komisionet vendore do të nisin punën për të shqyrtuar kërkesat e ish- pronarëve. Ndërsa për të shmangur debatet mbi abuzimet në vendosjen e çmimit në kompensimin e tokave, Komiteti Shtetëror do të miratojë një studim më konkret, ku do të ketë çmime për çdo kategori toke në çdo qytet. Megjithatë, për të vënë në zbatim ligjin e pronave, duhet dhe paraqitja e një harte konkrete, të tokave të lira dhe të ndërmarrjeve, të cilat do të përdoren për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Ndërsa, duke parë se një sërë afatesh tashmë janë shkelur për shkak të debateve në parlament si dhe të detyrimeve që kërkojnë kohë të konsiderueshme, komiteti shtetëror ka kërkuar që afatet e parashikuara në ligj të shtyhen, për t'u lënë ish-pronarëve hapësirën e nevojshme. Kështu, ndërsa ligji parashikonte se ish-pronarët kanë kohë deri në muajin shtator për të kërkuar kompensimin e tyre, ky afat do të shtyhet dhe një vit, pra deri në shtatorin e vitit 2006.