Komisioni i ligjeve shtyn diskutimin për projektligjin "PËR GJYKATËN ADMINISTRATIVE"

Komisioni parlamentar i Ligjeve shtyu në mbledhje e sotme miratimin e projektligjit"për gjykatën adiministrative", pasi kërkoi më shumë kohë për t'u njohur me vërejtjet që ka bërë rreth këtij drafti misioni EURALIUS. Gjatë diskutimit në parim të këtij p/ligji të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, kryetari i komisionit Ilir Rusmali informoi deputetët për një koment të fundit të ardhur nga Misioni EURALIUS në Tiranë, i cili tha ai "paraqet disa vërejtje konkrete që lidhen me nene të caktuara të projektit". Edhe deputetë të opozitës parimisht u shprehën në mbështetje të draftit të qeverisë, por njëkohësisht kërkuan që rreth tij të japin mendim edhe KLD, grupet e interesit, përfaqësues të biznesit dhe gjyqësorit, i cili do ta implementojë këtë projektligj. Projektligji "për gjykatën administrative' synon mbrojtjen e biznesit nga praktikat abuzive të administratës shtetërore. Ai parashikon shkurtimin e praktikës në gjykime brenda një afati kohor dymujor: përkatësisht një muaj në gjykatën e shkallës së parë dhe një muaj në Gjykatën e Apelit. Drafti është hartuar nga një grup ekspertësh të sistemit gjyqësor në bashkëpunim me ekspertë perëndimorë.
...