Komisioni miraton të enjten draftin përfundimtar
Autori i Lajmit: Suela Topi
Të enjten përfundon Kodi i ri Zgjedhor. Konfimimi është bërë dje nga bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fatmir Xhafaj. Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme janë diskutuar nenet e fundit të këtij kodi. Bashkëkryetari socialist i Komisionit, Fatmir Xhafaj, pohoi se tashmë kanë kaluar dhe nenet që kanë të bëjnë me ankimimin. Xhafaj sqaroi se pas diskutimeve dhe propozimeve të bëra nga ekspertët, është vendosur që procesi i ankimimit të kryhet me të njëjtat procedura si më parë. Pra çdo ankimim do të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pas vendimit të tij mund të apelohet në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit të rrethit të Tiranës. Përfaqësuesit e dy partive të mëdha nuk kanë pranuar propozimin e të vegjëlve për apelim dhe në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që përfaqësuesi i LSI-së në Komision, Spartak Braho, rikujtoi pas mbledhjes përjashtimin e emigrantëve nga votimi.
Kodi i Ri
Ankimimi i vendimeve të Komisiont Qendror të Zgjedhjeve apo kontestimeve të ndryshme do të ndjekë të njëjtën procedurë siç është vepruar në zgjedhjet e kaluara. Pra nenet lidhur me këtë çështje në kodin e ri do të jenë të njëjta si në kodin e vjetër zgjedhor. Por pikërisht kjo çështje duket se nuk ka gjetur plotësisht konsensusin e të vegjëlve. Përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate, në komision, Engjëll Bejtaj, ka propozuar që akimimi të jetë jo vetëm në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, por dhe në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, do të ishte më e plotë një procedurë e tillë nisur dhe nga fakti se tashmë ndarja e zonave do të jetë në bazë të qarqeve jo të njësive zgjedhore, siç është proceduar herët e tjera. Por ky propozim i Bejtajt nuk ka gjetur mbështetjen dhe konsensusin e duhur të partive të mëdha, çka e konfirmoi dhe zoti Xhafaj. “Lidhur me ankimimet patëm diskutime dhe debate, por përfundimisht do të ruhet niveli dyshkallësh dhe do të ruhet modeli që kemi pasur deri më sot, pra gjykimi me kolegj zgjedhor”, - sqaroi ai, menjëherë pas mbledhjes së djeshme të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Sipas bashkëkryetarit socialist të Reformës Zgjedhore, edhe kjo çështje mund të konsiderohet e mbyllur. Ai informoi gjithashtu se ditën e enjte do të jetë mbledhja e fundit e komisionit, ku do të votohet dhe kodi integral, i cili më tej do të përcillet në Komisionin e Ligjeve dhe pastaj në seancë. Por duket se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk tërhiqet nga kundërshtimet e saj. Anëtari i LSI-së në këtë komision, Spartak Braho, e quajti mbledhjen e djeshme si një tjetër pjesë të festivalit Rama-Berisha. Braho ripërsëriti edhe një herë përjashtimin e emigrantëve nga votimi. “Sot mbaroi dita e fundit e festivalit folklorik Rama-Berisha. Ka dhe një seancë tjetër. Ajo që deçizoi ky komision për emigrantët, përfundimisht, është përjashtimi i tyre nga votimet në vendet ku ata banojnë. Pa dyshim, është një padrejtësi e madhe që i bëhet kësaj shtrese të rëndësishme të popullit shqiptar, shtresë aktive, e cila nuk na duhet vetëm për të sjellë depozitat, por edhe për të marrë pjesë në zhvillimet politike të vendit. Natyrisht, dita e fundit, dhe ndarja e çmimeve është javën që vjen”, - tha ai.
Nenet e miratuara
Komisioni ka miratuar tashmë rreth 170 nene të Kodit Zgjedhor duke u dhënë zgjidhje përfundimtare dhe çështjeve më të debatuara si ajo e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çështja e ndarjes së mandateve apo edhe ankimimet dhe mënyra e procedimit për to. Tashmë mbeten për t u miratuar vetëm dispozitat kalimtare, të cilat pritet të kalojnë në mbledhjen e fundit të ditës së enjte. Afati i komisionit për reformën përfundon më 15 nëntor, kështu që brenda pak ditësh ligji elektoral pritet të miratohet edhe në Kuvend.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008