“Së bashku për një politikë ndryshe nga e Berishës”
Autori i Lajmit: red.
“Dialogu me Shqipërinë” ka ndaluar këtë herë në fshatrat e qarkut të Dibrës. Kryesocialisti Edi Rama ka ndaluar në fshatrat Kala e Dodës, Sllovë e Muhurr, ku ka diskutuar për çështjet e bujqësisë. “Prodhimi bujqësor dhe blegtoral nuk është një çështje familjare, por është një çështje kombëtare. Shqipëria sot duhet ta kthejë vështrimin e saj nga fshati, nga bujqësia dhe blegtoria. Por, si mund ta kthejë vështrimin, nëse politika nuk e ka fare në listë bujkun, nuk e ka fare në listë çështjen e ushqimit?! Edhe këtu ju, pavarësisht se mund të punoni dhe rropateni gjithë ditën, në fund të ditës nuk i keni mundësitë të jetoni ashtu si duhet me prodhimin tuaj, sepse nuk e shisni dot, ngaqë nuk ka treg dhe nuk arrini dot të mbuloni nevojën për ushqim të fëmijëve. Si mund të zgjidhen këto gjëra, përveçse me politikë dhe është politika që duhet t i zgjidhë”, - tha Rama. Sipas tij, vetëm një politikë e re që trajton dhe zgjidh problemet e njerëzve mund të përmirësojë këtë situatë jo interesat dhe ambiciet e politikanëve për pushtet. “Ne duhet të bashkohemi dhe t i lëmë pas politikanët e vjetër, që na sjellin vetëm arsyet për t u ndarë. Ta lëmë pas Sali Berishën me gjithë shpurën e tij, sepse nuk kemi të ardhme me ta. Dhe kjo, jo sepse janë demokratë, por sepse janë aty vetëm për interesat e tyre për pushtet, dhe që bien ndesh me interesat e socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë, të gjithë qytetarëve që sot gjenden pa shtet. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bashkohemi, për t i dhënë jetë një politike të re”, - tha Rama.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008