Leskaj: “Gjendja shumë e rëndë, duhen nxjerrë përgjegjësitë”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, kërkoi të hënën në seancën parlamentare në Kuvend, vënien para përgjegjësisë dhe ligjit të shkaktarëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku nga shembja e një pallati, humbën jetën tre vetë dhe mbetën pa shtëpi 20 familje. Duke ngushëlluar familjarët për viktimat dhe ngjarjen e rendë, Leskaj shprehu mbështetjen ndaj Prokurorisë, prej të cilës kërkoi "që të gjenden shkaqet, pasi është shumë e rëndë dhe duhen nxjerrë përgjegjësitë".
Ajo kërkoi rishikim të kuadrit ligjor që lidhet me ndërtimet, me lejet, etj. “Duhet të evidentohen të gjitha mangësitë ligjore, që mund të lënë shkak për abuzivizëm, të rishikohet i gjithë legjislacioni për sektorin e ndërtimeve, që nga lejet, ndërtimet, legalizimet", - tha Leskaj. Ajo shtoi në këtë kontekst, nevojën e rishikimit dhe të pjesëve të legjislacionit, që garantojnë sigurinë e jetës së njerëzve. Deputetja Leskaj vlerësoi anagazhimin e forcave të zjarrëfiksave dhe emergjencave civile, që u përballën me situatën e rëndë dje, në Gjirokastër.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008