Ruli: “Prokurorja të veprojë ndaj abuzimit”
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, njëkohësisht, deputet i Gjirokastrës reagoi në Kuvend ndaj ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në këtë qytet, ku si pasojë e shembjes së një pallati humbën jetën tre qytetarë. "Nuk dua të bëj rolin e prokurorit, por dua të parashtroj fakte që unë dhe shumë të tjerë i kemi denoncuar disa herë në publik, fakte që janë lehtësisht të verifikueshme. Nuk është e paverifikueshme të shikohet që në mbledhjen e fundit të KRRT-së së Gjirokastrës, me rastin e miratimit të lejes për atë pallat që u bë shkak i rrëzimit, ka pasur kundërshtime nga specialistë për sa i takon paaftësisë së strukturës gjeologjike për të mbajtur në këmbë një ndërtim të tillë. Ngjarja është një kronikë e paralajmëruar dhe jo rastësi, ajo është një zinxhir neglizhimesh. Gjirokastra, ndryshe nga shumë qytete të tjera, ka studime gjeologjike dhe sizimike, por zor të thuash që zgjerimi urbanistik i qytetit u është përmbajtur këtyre studimeve. Prokurorja Rama duhet të veprojë që të dallohet maturia nga abuzimi që ndodhet mes nesh", - përfundoi Ruli.
Ky lajm është publikuar: 11/11/2008