Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton Kodin ajror të Republikës së Shqipërisë.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 27.10.2008, vazhdoi shqyrtimin e projektligjit: Kodi ajror i Republikës së Shqipërisë.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Ervin Mazniku, Lilika Radovicka dhe Edlira Liçi.
Fillimisht, Komisioni dëgjoi një paraqitje të shkurtër të projektligjit nga relatori i Komisionit për këtë projektligj, deputeti Ardian Kollozi. Më pas, u votua projektligji në parim. Pas miratimit në parim të projektligjit, u vijua me shqyrtimin nen për nen të tij. Gjatë shqyrtimit, u bënë disa redaktime për nene të veçanta.
Shqyrtimi nen për nen i projektligjit, do të vijojë në mbledhjen e nesërme në orën 10 00.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).