E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskuton rreth Buxhetit 2009

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 10.11.2008, filloi shqyrtimin e  projektligjit:  Për buxhetin e shtetit, të vitit 2009 dhe miratoi  planin tri javor të punës së Komisionit.
Ishte e pranishme në mbledhje përfaqësuesja e Ministrisë së  Financave, Mimoza Dhëmbi.
Në këtë mbledhje u vijua me dëgjimin e një ekspozeje të përmbledhur për projektligjin nga përfaqësuesja e Ministrisë dhe më tej, u dëgjuan përgjigjet e saj, për pyetjet e deputetëve.
Shqyrtimi i projektligjit do të vijojë në mbledhjen e ditës së nesërme, në orën 10 00  me dëgjimin e informacionit të  Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›