E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin për Kodin Ajror të RSH-së

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 15 tetor 2008, filloi shqyrtimin e  projektligjit      Kodi ajror i Republikës së Shqipërisë.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve,  Ervin Mazniku, Lilika Radovicka dhe Edlira Liçi.
Fillimisht, Komisioni dëgjoi një paraqitje të shkurtër të projektligjit nga të  ftuarit. Ata shpjeguan se hartimi i këtij projektligji është realizuar në bazë të detyrimeve  në kuadër të ECAA-së dhe në zbatim të konventave ndërkombëtare  për transportin ajror, ku vendi ynë është palë. Me  hyrjen e tij në fuqi do të shfuqizohen tre ligje të kësaj fushe, që kanë rregulluar deri tani këtë  sektor:
- Ligji Nr. 7877, datë 30.11.1994, Për aviacionin civil shqiptar;
- Ligji Nr. 8910, datë 19.3.1998, Për sigurinë e aviacionit civil;
- Ligji Nr. 8374, datë 15.7.1998, Për përdorimin e hapësirës ajrore shqiptare, si dhe  aktet normative që kanë dalë  në zbatim të këtyre ligjeve.
Më tej,  u kalua në  pyetje për të ftuarit.
Në përfundim, Komisioni vendosi ta  vazhdojë shqyrtimin e projektligjit në mbledhjen e ardhshme.


(Për më shumë informacon kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›