Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton në parim projektligjin Për buxhetin e shtetit, të vitit 2009
Në mbledhjen e datës 10 nëntor 2008, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, vazhdoi diskutimin në parim të projektligjit: Për buxhetin e shtetit, të vitit 2009, në prani të Zëvendësministrit të Financave, Sherefedin Shehu.
Në këtë mbledhje z. Shehu iu përgjigj disa pyetjeve, të cilat deputetët i kishin drejtuar në mbledhjen e shkuar, si dhe pyetjeve të tjera rreth projektbuxhetit të vitit 2009.
Deputetët e opozitës, të pranishëm në mbledhje, pasi i drejtuan pyetjet z. Shehu dhe bënë disa komente, u larguan nga mbledhja.
Gjatë diskutimeve të bëra, deputetët e pranishëm në mbledhje mbështetën projektbuxhetin e vitit 2009 dhe vlerësuan objektivat dhe të rejat që ai sjell.
Në fund, Komisioni votoi dhe miratoi në parim projektligjin, me 11 vota pro.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)