E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e Nënkomisionit për Çështjet e Minorenëve dhe Barazisë Gjinore

 

 
Në kuadrin e monitorimit të  zbatimit të ligjeve, Nënkomisioni për Çështjet e Minorenëve dhe Barazisë Gjinore,  zhvilloi një seancë dëgjimore, në datën 13 tetor 2008,  për ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe problemet që dalin nga zbatimi i këtij ligji.
Në këtë takim morën pjesë autoritetet kryesore përgjegjëse të Ministrisë së PCSSHB, Ministrisë së Drejtësisë si dhe përfaqësues të OJF-ve që veprojnë në fushën e reduktimit të dhunës në familje për problemet e zbatimit të këtij ligji.
Gjatë takimit u  raportua gjerësisht nga  Ministritë  e linjës për punën e bërë gjatë kësaj periudhe, lidhjet e tyre me hallkat përkatëse për problemet e zbatimit të ligjit.
Përfaqësuesit e OJF-ve, të cilët ishin pjesëmarrës në mbledhje, si UNIFEM, UNFPA, TI-Albania, ZNQ etj, të cilët dhanë mendimet e tyre për  problematikat kryesore të zbatimit të tij dhe rrugët që duhen ndjekur, si:
-linjat falas për gratë e dhunuara
-kurse trajnimi në ndihmë të zbatimit të ligjit pranë gjykatave.
-hapja e qendrave të rehabilitimit.
Nga deputetët u sigurua mbështetja që ligji të zbatohet në të gjithë hallkat e veta. 
      
 
 
 (Për më shumë informacion kontaktoni me  zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 22 78 295).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›