E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin për peshkimin dhe akuakulturën

 


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 1.10.2008, shqyrtoi nen për nen projektligjin:  Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7908, datë 5.4.1995, Për peshkimin dhe akuakulturën.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së  Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Roland Kristo, Pëllumb Abeshi dhe Bajram Ejdiaj.
Pas diskutimeve,  anëtarët e Komisionit e miratuan nen për nen dhe në tërësi projektligjin me shumicë votash. U propozuan ndryshime dhe riformulime për nenet 1, 2, 6 dhe 7 të projektligjit.


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›