E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton ligjin për fondin kullosor

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 10 shtator 2008, shqyrtoi projektligjin: Për disa ndryshime në ligjin nr.9693, datë 19.3.2007, Për fondin kullosor.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së  Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave Hasan Cani dhe Nehat Çollaku.
Ata shpjeguan se  ky ndryshim vjen  në kuadër të  reformës rregullatore. Projektligji propozon  që subjektet që duhet të licensohen, duhet  t`i nënshtrohen  procedurave të konkurrimit  publik, i cili  organizohet dhe realizohet nga drejtoritë e shërbimit pyjor, ose njësitë e  qeverisjes vendore për kullotat komunale. Me subjektin fitues lidhet kontrata për dhënien  në përdorim  për trajtimin  ose shfrytëzimin e fondit kullosor. Rregullat  e pjesëmarrjes  në konkurrim dhe kërkesat  përcaktohen  me udhëzim  të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Projektligji  rrit konkurencën dhe transparencën dhe nuk ka efekte financiare.
Pas diskutimeve,  anëtarët e Komisionit e miratuan në  parim dhe në tërësi projektligjin dhe u shprehën dakord  për kalimin e tij për miratim në seancë plenare.

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 93).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›