Qeveria miraton disa vendime për dhënien me koncesion të ndërtimit të disa hidrocentraleve në vend
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime për dhënien me koncesion të ndërtimit të disa hidrocentraleve, sipas propozimeve të bëra nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Në bazë të të dhënave të planbiznesit, të paraqitura nga shoqëritë e përzgjedhura, bëhet fjalë për projekte rentabël. Gjithashtu, i rëndësishëm është edhe fakti se bazuar në vlerësimin e ndikimit në mjedis, këto hidrocentrale rezultojnë të kenë një ndikim minimal. Këto vendime merren, gjithashtu, në kuadër të përpjekjeve të qeverisë për ta realizuar objektivin e saj për ta kthyer Shqipërinë në një superfuqi energjetike në rajon.
Hidrocentralet që do të jepen për t’u ndërtuar me koncesion vijojnë si më poshtë:
Hidrocentrali “Flet 1”
Hidrocentrali “Flet 2”
Hidrocentrali “Kaskada e Hidrocentraleve në lumin Seta"
Hidrocentrali “Llëngë”
Hidrocentrali “TRUEN”
Hidrocentrali “Opar 1”
Hidrocentralet e Strelcës.
26/05/2010