Qeveria miraton vendimin për “miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informate”
- Objektet informate të trajtuara në këtë vendim janë ngritur pjesërisht në troje pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së sotme vendimin për “miratimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale”.
Sipas këtij vendimi, për 3789 parcelat e objekteve informale, për të cilat kërkohet kalimi i pronësisë së truallit me sipërfaqe të përgjithshme prej afro 1.5 milionë m2, janë kryer nga ALUIZNI, në përputhje me kriteret ligjore, procedurat e përditësimit në terren dhe kualifikimit për legalizim. Objektet informate të trajtuara në këtë vendim janë ngritur pjesërisht në troje pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Një tjetër kategori që trajtohen në këtë vendim janë shtesat (anësore) informale në ndërtime pa leje.
26/05/2010