E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti Ndërministror i Politikave Sot, nën drejtimin e Zv/kryeministres Ermelinda Meksi, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Politikave Ekonomike. Në këtë mbledhje u shqyrtu

Komiteti Ndërministror i Politikave
Sot, nën drejtimin e Zv/kryeministres Ermelinda Meksi, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Politikave Ekonomike.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe diskutua Paketa ligjore fiskale dhe Programi Financiar i Shtetit për vitin 2004 (Projektbuxheti), të cilët do t'i kalojnë për miratim Këshillit të Ministrave nw mbledhjen e ardhshme.

Ministri i Financave Kastriot Islami, duke paraqitur Projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, u shpreh se Programi Financiar i Shtetit për vitin 2004, shënon një hap të rëndësishëm përpara në drejtim të ruajtjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të arritjeve pozitive të treguesve makroekonomikë dhe të buxhetit të shtetit për vitin 2003. Ky program, tha ai, mbështetet në një ambjent të qëndrueshëm makroekonomik, i cili përbën një piknisje të sigurtë për konsolidimin e mëtejshëm të rritjes ekonomike prej 6%, të ruajtjes së inflacionit në kufijtë 2-4 %, në rritjen progresive të të ardhurave të buxhetit të shtetit e sidomos atyre tatimore, në manaxhimin më të mirë të shpenzimeve publike, në mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor, etj.

Projektbuxheti i Shtetit për vitin 2004, - nënvizoi Ministri Islami, - mbështetet në analiza e kritere të përcaktuara qartë dhe dhe të harmonizuara me Programin Buxhetor Afatmesëm 2004-2006 dhe Strategjinë Kombëtre të zhvillimit Ekonomiko Social. Sipas tij, ky program mer parasysh dhe përmirëson më tej parametrat buxhetorë e fiskalë, duke harmonizuar më mirë objektivat e Qeverisë dhe të vendit në proçeset integruese, si proçesi i Stabilizim Acociimit, integrimi në NATO si dhe nga detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Qeverisë me Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar etj.

Edhe këtë vit, - argumentoi Ministri Islami, - në buxhetin e vitit 2004, kujdes të veçantë do t'i kushtohet programit të investimeve, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, sistemit rrugor dhe rrjetit të ujësjellës kanalizimeve. Edhe në vitin e ardhshëm buxheti do të vazhdojë të financojë me prioritet sektorin e shëndetësisë, me synim përmirësimin e shërbimit parësor, sektorin e arsimit me qëllim përmirësimin e mësimdhënies dhe rritjes së nivelit të arsimit. Gjithashtu kujdes i veçantë do të vazhdohet të tregohet për sektorin e shërbimeve sociale. Edhe për vitin e ardhshëm është parashikuar një rritje realiste e pagave dhe e pensioneve.

Programi i buxhetit për vitin 2004 do të vazhdojë të konsolidojë reformat në drejtim të procesit të deçentralizimit, duke u mbështetur në objektivat e Strategjisë Kombëtare të Deçentralizimit.

I gjithë programi buxhetor për vitin 2004, theksoi Ministri Islami, mbështetet në një analizë realiste të arritjeve dhe faktorëve që përcaktuan situatën ekonomike e sociale të vitit 2003, në rritjen progressive të të ardhurave të buxhetit të shtetit, në thellimin e reformave në administrimin e të ardhurave tatimore dhe doganore, në luftën kundër evazionit fiscal dhe kontrabandës si dhe në forcimin e kapaciteteve në këto administrata.

Gjithashtu Komiteti Ndërministror i Politikave Ekonomike diskutoi edhe për një numër projketligjesh të cilët përbëjnë Paketën fiskale për vitin 2004. Ministri Islami nënvizoi se Paketa Fiskale, që shoqëron buxhetin e shtetit, ka si objektiva të saj ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, reduktimin e evazionit fiskal, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e trasparencës.

Rreth projektbuxhetit të shtetit dhe Paketës Fiskale për vitin 2004 dhanë mendimet e tyre të gjithë pjesëmarësit me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›