E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncon zhurmat në kryeqytet



Dhjetëra qytetarë të kryeqytetit kanë dërguar ankesa te Komiteti Shqiptar i Helsinkit për shqetësimet që u shkakton familjarëve të tyre muzika e lartë e sidomos në zonën e ish bllokut në Tiranë. Sipas një njoftimi për shtyp, bëhet e ditur se KSHH është në dijeni se shqetësime të tilla ose të natyrave të ndryshme janë të pranishme edhe në lagje apo qytete të tjera të vendit. Fenomene të tilla janë në fakt cenim i së drejtës së privatësisë që mbron Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e RSH-së. Iniciativa ose konkurrenca e biznesit privat inkurajohen brenda normave që nuk cenojnë interesat e publikut si dhe të drejtat e ligjshme të individëve të veçantë. KSHH duke vlerësuar ankesat e drejta të shtetasve, mendon se shqetësimi që u shkaktohet familjarëve të tjerë nga muzika e lartë dhe zhurmat edhe në orët e vona të natës është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në jetën private ose banesën e individëve.

3 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›