E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë avokatët “dështon” procesi për bandën e Lushnjës



Ka dështuar sërish procesi ndaj pjesës së dytë të Bandës së Lushnjës për shkak të avokatëve mbrojtës, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda është detyruar, që në rrethana të tilla përveçse të shtyjë seancën për javën e ardhshme të njoftojë Dhomën e Avokatisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Procesi ndaj Arben Boriçit dhe të tjerë ndodhet në fazën e marrjes së dëshmive. Megjithatë ata që konsiderohen si dëshmitarët më të rëndësishëm kanë arritur të flasin para gjykatës mbi ngjarjet e 97-98 për të cilat akuzohen 7 persona të tjerë nga banda e Aldo Bares. Prokuroria e Krimeve te Renda i akuzon ata për disa vrasje të ndodhura gjatë viteve të mëpërparshme në qytetin e Lushnjës.

3 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›