E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti i Helsinkit: “Media, rol të pazëvendësueshëm”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me anë të një deklarate për shtyp, ka dalë në mbrojtje të organeve të medias duke kundërshtuar zërat qeveritarë, të cilët e akuzuan median se abuzoi me raportimet për ngjarjet e Gërdecit. “Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut dhe Alenca Gjinore për Zhvillim, përshëndesin median elektronike dhe atë të shkruar që çdo orë dhe çdo ditë informojnë publikun e gjerë mbi tragjedinë e Gërdecit. Organizatat tona përshëndesin sidomos misionin investigues të saj që me kurajë qytetare sjell në vëmendjen tonë dhe në radhë të parë të organeve shtetërore të dhëna dhe fakte të shumta pjesërisht rrëqethëse lidhur me katastrofën e datës 15 mars dhe pasojat tepër të rënda të saj”, - thuhet në deklaratën për shtyp të KSHH-së.

20 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›