Nuk i dhanë antidodën, vdes fëmija
Një fëmijë pesëvjeçar ka ndërruar jetë nga pickimi i gjarprit, ndërsa mjekët e spitalit të Korçës janë vënë sërish nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm. Këtë herë akuzat ndaj bluzave të bardha vijnë nga një familje e varfër nga fshati Leminot i Rrethit të Korçës, që dy ditë më parë ka humbur djalin e vogël, vetëm 5 vjeç. Vogëlushi, i cili quhej Viktor Balliu, ka ndërruar jetë pasditen e së shtunës, pas pickimit të gjarprit, që mendohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit të po asaj dite. Familjarët e fëmijës këmbëngulin se fëmija i tyre vdiq nga mungesa e serumit antivipera dhe nga neglizhenca e mjekëve, në të kundërt, siç deklaron nëna, djali i saj do të ishte ende gjallë.
Familjarët pretendojnë që u është kërkuar të blejnë në farmaci serumin, ndërkohë që mësohet se medikamenti është gjendje në spital. Ndërkohë, mësohet se nga Drejtoria e Spitalit të Korçës është ngritur një grup që po konsulton kartelën dhe të dhënat klinike për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes së të miturit.
Burime nga policia e Korçës, e cila ka nisur hetimet pas vdekjes së të miturit, bëjnë të ditur se Viktori kishte dalë në mëngjes bashkë me vëllain e tij dhe prindërve ju kishte thënë se do të shkonin për vizitë te halla. Por në fakt, fëmijët kishin planifikuar që të shkonin në rezervuarin e fshatit për t‘u larë.
Rruga që të çon për në rezervuar kalon përmes një are me jonxhë dhe duke ecur nëpër të, mendohet se djali është pickuar nga një gjarpër. Fëmija ka mbërritur në shtëpinë e tij në gjendje të rëndë shëndetësore, rreth orës 12:35 të së shtunës.
Për familjen e varfër nga fshati ka qenë e vështirë të identifikohej menjëherë shkaku i gjendjes së vogëlushit. Nëna e tij thotë se djali ishte fryrë në fytyrë dhe kishte të vjella, por nuk e ka ditur të përcaktojë se fëmija ishte pickuar nga gjarpri. Pasi gjendja shëndetësore e djalit është rënduar, ka qenë halla e tij, e cila pasi ka parë një shenjë në pjesën e këmbës, u ka kërkuar prindërve të vogëlushit ta transportojnë drejt spitalit të Korçës, ku ka marrë edhe mjekimet e para.
Sipas policisë, Viktor Balliu ka mbërritur në spitalin e Korçës rreth orës 16:00 të së shtunës. Pasi është shtruar në reanimacion, një ekip mjekësh i përbërë nga kirurgë dhe reanimatorë kanë vendosur që fëmija të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes kritike dhe rreth orës 18:00 është bërë edhe lëvizja e tij nga spitali.
Por gjatë transportit, rreth orës 20:45 të mbrëmjes, fëmija pesë vjeç ka ndërruar jetë. Fillimisht familja Balliu e ka pranuar vdekjen e fëmijës, duke mos pasur shumë pretendime për faktin se 5-vjeçari ka qenë në gjendje të rëndë.
Por pas ceremonisë së varrimit, nëna e tij, Burbuqe Balliu, ka thënë se djali i saj mund të shpëtonte. Ajo thotë se mjekët i kërkuan të blejë në farmaci një medikament të shtrenjtë, të cilin nuk ka mund ta gjejë. "Unë nuk e dija që djalin e kishte pickuar gjarpri. Ishte fryrë dhe vetëm villte. Pastaj më thanë se mund ta ketë pickuar gjarpri dhe ngaqë po nxihej, e çova në spital. Atje më thanë se nuk e kishin një ilaç, një gjilpërë që ishte 80 mijë lekë (të vjetra). Nuk e mbaj mend si quhej ilaçi. Pyeta në farmaci dhe nuk kishte. Pastaj fëmija po bëhej keq dhe mjekët nuk po e shikonin fare, por po rrinin në korridor dhe më lanë mua vetëm me djalin. Nuk i dhanë asgjë, vetëm disa kokrra që i morëm vetë në farmaci dhe pastaj vendosën ta çonin në Tiranë. Kur e lëvizën, djali vdiq", rrëfen e përlotur nëna.
Ajo pretendon se në rast se fëmija do të kishte marrë mjekimin e kërkuar nga ana e mjekëve, ai do të mund të shpëtonte. Fëmija ka pësuar komplikacione të rënda, por të afërmit pranojnë se e kanë identifikuar me vonesë pickimin nga gjarpri.
Ndërkohë, burime të sigurta pranë spitalit të Korçës thonë se ky institucion disponon serum antivipera, ndërsa ende nuk dihet me saktësi në rast se bëhet fjalë për një neglizhencë të mjekëve në trajtimin e fëmijës. Drejtues të këtij institucioni kanë kërkuar ngritjen e një komisioni të brendshëm për të hetuar rastin e vdekjes së fëmijës, për të zbuluar shkakun e vërtetë të saj.
Godo: Kemi nisur hetimet,
presim fjalën e ekspertëve
Ngjarja e dhimbshme në spitalin e Korçës, ku një fëmijë humbi jetën nga pickimi i gjarprit, ka ngjallur diskutime dhe shqetësim në Ministrinë e Shëndetësisë. Vetë drejtuesja e këtij institucioni është njoftuar për të gjithë ecurinë e ngjarjes nëpërmjet telefonit. Në një prononcim zyrtar, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka sqaruar se sapo ka marrë informacionin, ka dhënë urdhër për të dërguar një grup specialistësh enkas për shqyrtimin e çështjes. "Një raport të detajuar dhe të plotësuar do të mund ta japin në ditët në vazhdim. Çështja ndodhet edhe në duart e prokurorisë, ndërsa ne kemi dërguar një grup specialistësh për të shqyrtuar çështjen", tha Godo. Sipas sqarimeve që jep ministria e Shëndetësisë, në rast se në një zonë urbane, rurale, apo edhe në fshatra të thellë mjekësia gjendet në vështirësi për medikamente apo kujdes mjekësor, njësia transportuese e helikopterëve në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë është gjithmonë në dispozicion të pacientit. Në të tilla raste urgjencash, strukturat shëndetësore komunikojnë për transportimin e të sëmurit nga një skaj në tjetrin.
Precedentët
Një pediatre u dënua nga gjykata për vdekjen e një fëmije. Një kirurg po hetohet ende
Akuzat e rënda për mjekët e Qarkut të Korçës
Bluzat e bardha të Korçës janë vënë shpesh nën shigjetat e akuzave për mjekim të pakujdesshëm. Vetëm tre vjet më parë, një nga mjeket e spitalit pediatrik të Korçës u vu nën akuzë nga prindërit e një vajze 1-vjeçare nga fshati Sul, e cila vdiq në spital nga asfiksimi i shkaktuar prej pranisë së një kokërr fasuleje në rrugët e frymëmarrjes. Pas denoncimit të bërë nga ana e prindërve të foshnjës, Keona Llabanji, nisën dhe hetimet për këtë rast ndaj mjekes Zhaneta Babliku, me akuzën e "mjekimit të pakujdesshëm". Ngjarja e ndodhur në muajin maj të vitit 2005 solli një sërë hetimesh ndaj bluzave të bardha të spitalit dhe kryerjen e vlerësimeve nga ana e ekspertëve në bazë të të dhënave klinike të kartelave. Për këtë rast u hetua një ekip mjekësh, por akuza kryesore binte mbi mjeken pediatre që kishte nën kujdes të miturën. Pas një sërë hetimesh dhe seancash gjyqësore, organi i drejtësisë shpalli fajtore mjeken, duke shënuar kështu dhe rastin e parë që dënohet një mjek. Një tjetër rast ka qenë akuza e ngritur ndaj mjekut otorino-laringolog, Xhevahir Hoxhallari. Një ndërhyrje e gabuar gjatë një operacioni në bajame ndaj 17-vjeçares nga fshati Libonik, Matilda Petriti, është bërë shkak për nisjen e hetimeve, të cilat vijojnë edhe një vit pas vdekjes së pacientes. Familjarët e 17-vjeçares denoncuan mjekun nga Pogradeci për trajtim të pakujdesshëm. Ndërhyrja kirurgjikale në bajame i shkaktoi hemorragji vajzës, gjë që çoi deri në vdekjen e saj. Rast tjetër ka qenë denoncimi për një grua shtatzënë nga fshati Sheqeras, e cila vdiq në ambientet e maternitetit të qytetit pas lindjes. Për këtë ngjarje u akuza një prej mjekëve reanimatorë, për mbidozë të narkozës. Më parë, një tjetër grua shtatzënë nga fshati Liqenas ka ndërruar jetë nga një vaksinë. Por nga të gjitha këto denoncime për mjekim të pakujdesshëm, çështjet janë mbyllur gjatë hetimeve, dhe vetëm një rast ka kaluar në gjykim për disa vjet, ajo e foshnjës Keona Llabanji.