Spitali i Bulqizës pa ilaçe, për shkak të tenderëve të DSHP-së
Spitali i Bulqizës do të vuajë dhe për disa muaj të tjerë mungesën totale të ilaçeve. Ditët e fundit janë shuar edhe ato pak shpresa të mbetura për furnizimin me medikamente, për shkak të anulimit për herë të dytë të tenderit të ilaçeve në spitalin e Peshkopisë. "Sipas ligjit, thotë nëndrejtori ekonomik i spitalit, Hasan Koleci, të drejtën e zhvillimit të tenderit të ilaçeve e ka Drejtoria e Shëndetit Publik e Qarkut të Dibrës, që ka dështuar për të dytën herë në realizimin e tij. Një rregull i tillë i përqendrimit të tenderëve të ilaçeve në DSHP-në e qarkut, vlen edhe për spitalet e Burrelit, Klosit, Maqellarës, Peshkopisë etj.".
Zyrtarisht nuk mundëm të marrim informacion nëse edhe këto spitale përballen me mungesën e ilaçeve, pasi drejtori i DSHP-së ndodhej në plazh dhe askush tjetër nuk prononcohej për këtë problem. Anulimi për të dytën herë i tenderit të ilaçeve për Spitalin e Bulqizës e shtyn të paktën edhe për tre muaj të tjerë shpresën e furnizimit me ilaçe të këtij spitali. Pasojat do t‘i vuajnë pacientët që kurohen në këtë spital, por më e rëndë gjendja do vijojë të jetë për fëmijët, pasi në këto ditë me temperatura të larta, numri i atyre që vijnë pranë spitalit është në rritje, dhe prindërve do t‘u duhet që edhe fashat, alkoolin dhe shiringat t‘i blejnë në farmacitë e qytetit.
Mjekët thonë se situata është tejet alarmante, pasi në kushte të tilla spitali nuk plotëson as standardet e një qendre shëndetësore, jo më të një spitali që u shërben rreth 50 mijë banorëve që ka rrethi. Por ajo që është vërtet alarmante është fakti se kjo gjendje do të vazhdojë dhe për disa muaj dhe nuk dihet se kur do të përfundojë.