Kryeministri Berisha: Misioni i ushtarëve të rënë, në të mirë të paqes në mbarë rajonin
Në këtë telegram Kryeministri Berisha shprehet:
“I nderuar Kryeministër e Republikës së Maqedonisë, zoti Nikola Gruevski! Mësova me pikëllim të thellë vdekjen tragjike të ushtarëve të vendit tuaj, në një aksident ajror, teksa po ktheheshin nga Bosnja pasi kishin përfunduar atje misionin paqëruajtës Altea. Ata ranë teksa ktheheshin nga ky mision i madh dhe i rëndësishëm në të mirë të paqes jo vetëm në Bosnjë por dhe në mbarë rajonin. Ju shpreh familjeve të ushtarëve që humbën jetën në këtë aksident tragjik, Juve, qeverisë Suaj dhe qytetarëve të Maqedonisë, ngushëllimet më të sinqerta të miat dhe të qeverisë shqiptare.”