E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania "Sumsung" prezanton dy projekte në fushën e energjitikës

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësuesin e kompanisë Sumsung,

Jae-Weon Lee dhe u njoh me projektin për ndërtimin e një Termocentrali me fuqi prodhuese 40 megawat.

Vepra energjitike parashikohet të ndërtohet në Fier dhe do të përdorë si lëndë djegese (mazut).

Përfaqësuesit e Kompanisë “Sumsung” kërkuan që ky projekt të përfshihet në kuadrin e nismës “Shqipëria 1 euro.”

“Sumsung” prezantoi edhe një tjetër projekt në fushën energjitike që ka të bëjë me ndërtimin  e një linje transmetimi në Unazen e Jugut.

Linja e transmetimit do të shtrihet nga Babica deri në Sarandë dhe do të përmirësojë rrjetin energjitik në këtë zonë.

Kryeministri Berisha i konsideroi dy projektet shume të favorshme për Shqipërinë dhe premtoi lehtësira dhe përshpejtim të procedurave.

Kryeministri siguroi gjithashtu investitorët e “Samsung” se qeveria do të mbështesë projektet  e tyre pasi të vlerësohen konform ligjeve në fuqi që garantojnë konkurencën e lirë dhe të ndershme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›