Vepra më e re në industrinë e çimentos do të respektojë maksimalisht mjedisin
Në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e impiantit të çimentos në zonën e Krujës, Kryeministri Berisha u shpreh se kompania “Antea Cement”, pjesë e grupit “Titan”, e cila është lider në fushën e çimentos në Evropë dhe në botë, ka zhvilluar një projekt modern me teknologji bashkëkohore, që respekton dhe ruan plotësisht mjedisin. Kryeministri u shpreh se projekti i kesaj kompanie, do të shërbejë si model edhe për kompani të tjera.
“Kompania “Antea Cement”ka bërë projektin më të shkëlqyer të respektimit të mjedisit, projekt që do të shërbejë si model për kompanitë e tjera . Është e vërtetë që do marrë gëlqerorë, por në fund të punës së saj, ju do të shihni një kopsht shkëmbor të mrekullueshëm. Kompania “Antea Cement”, zotohet për teknologjinë më bashkëkohore, në respekt të plotë të mjedisit si për punonjësit, ashtu dhe për zonën përreth.” - tha Kryeministri.