E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në përurimin e investimit prej 250 milion eurosh në industrinë e çimentos

Kryeministri Berisha mori pjesë sot, në përurimin e fillimit të punimeve, për ndërtimin e impiantit të çimentos, pranë Bokës së kuqe, në zonën e Krujës. Investimi me vlerë prej 250 milion eurosh do të mundësohet nga kompania “Antea Cement”, pjesë e grupit “Titan” brenda një afati 22 mujor.

Duke marrë fjalën në këtë ceremoni, kryeministri Berisha  u shpreh se kjo ditë është shumë  e rëndësishme, jo vetëm për zonën e Krujës, por për të gjithë Shqipërinë, pasi shënon  nisjen e një vepre të madhe, me një vlerë të konsiderueshme investimi në industrinë e çimentos.  “Me këtë vendim dhe këtë projekt kjo kompani botërore ka dëshmuar para së gjithash besim të madh tek vendi ynë, sepse projekti është dëshmi e një besimi të plotë që ka kjo kompani për të vendosur në këtë territor 250 milion euro.” - u shpreh Kryeministri.

Kryeministri vlerësoi faktin e punësimit nga ana e kësaj kompanie, të një numri të madh punonjësish, ku disa qindra prej tyre do të jenë të përhershëm. “Kompania punëson një numër të madh punonjësish gjatë fazës së ndërtimit dhe disa qindra mbeten të përhershëm të punësuar në këtë fabrikë të madhe të prodhimit të çimentos." tha Kryeministri. 

Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e frytshëm me drejtuesit e kompanisë, kryeministri Berisha siguroi se në të muajt në vijim, bashkëpunimi mes administratës shtetërore dhe kompanisë  “Antea Cement”, do të jetë më i fuqishëm, në mënyrë që kjo kompani, të mos ketë asnjë pengesë burokratike në  veprimtarinë e saj.

Ndrë të tjera, kryeministri Berisha  ftoi autoritetet vendore të mbështesin fuqishëm me vlerësimin më të madh, projektin e kësaj kompanie, e cila brenda një kohe të shkurtër dy, tre, mujore realizoi urbanizimin e zonës dhe ndërtimin e rrugës.

Nga ana e tij, Drejtori i përgjithëshm i Kompanisë, zoti Michael Sigalas falënderoi në mënyrë të vecantë, Kryeministrin Berisha për mbështetjen e ofruar, si dhe ministritë përkatëse dhe autoritetet vendore për bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha etapat e shqyrtimit të  projektit.

Së bashku me Kryeministrin, në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministri i Mjedisit, Zoti Lufter Xhuveli, Ministri i Punës , Cështjeve Sociale dhe shanseve të barabarta zoti Koco Barka, autoritetet vendore të zonës si dhe drejtues të grupit industrial “Titan”.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›