Kompanitë ajrore kërkojnë lejimin e fluturimeve

(E plotësuar)Kompanitë ajrore kanë kritikuar ashpër mënyrën se si autoritetet evropiane e kanë menaxhuar rrezikun nga hiri vullkanik që është endur mbi Islandën dhe kontinentin evropian.
Ato thanë se ndalimi i fluturimeve në mbarë Evropën ka qenë i gabuar dhe rrënues për industrinë.
Organizmi i Transportit Ajror Ndërkombëtar, IATA i ka kritkuar udhëheqësit evropianë se nuk kanë vepruar, duke e cilësuar kaosin në transport si një turp.
Zëdhënësi i IATA-s, Giovanni Bisignani, tha se mënyra se si kontrolloheshin në Evropë kompanitë ajrore kishte çuar në situatën kaotike.
Ai shtoi se Evropës i duhej një sistem i ngjashëm me atë që përdor Autoriteti Federal i Aviacionit apo FAA, në Shtetet e Bashkuara.
"Në SHBA, ku kemi shpesh situata të ngjashme, nuk kemi kaos dhe turp të tillë. Atje situata menaxhohet në një mënyrë shumë më efektive."
"Autoriteti Federal i Aviacionit luan rolin e tij, ai tregon se ku janë zonat ku nuk duhet të fluturohet, por jo që të vendoset një mbulesë mbi SHBA-në", tha zëdhënësi i IATA-s.
Pasojat mbi industrinë
Kreu i kompanisë British Airways, Willie Walsh, ishte një prej bosave më të fundit që foli kundër anulimit të fluturimeve në Evropë.
Walsh që ishte në bordin e avionit të kompanisë që bëri një fluturim provë për tre orë, tha se analizat nuk kishin gjetur efekte negative të hirit në atmosferë.
Ai u kërkoi autoriteteve që t'u lejojmë kompanive ajrore vetë të gjykojnë nëse është e sigurt të fluturohet.
Pesë ditë pas fillimit të krizës, Komisioneri Evropian për Transportin, Siim Kallas, tha gjatë një konference për shtyp se nuk mund të bëhej kompromis për sigurinë.
Kallas tha se kompanitë evropiane ishin përgjegjëse të kujdeseshin për pasagjerët që kishin mbetur në rrugë.
Kallas tha se Komisioni Evropian ishte duke analizuar pasojat ekonomike te situatës dhe tha se po bënte krahasime me situatën pas sulmeve të 11 shtatorit.
Masa emergjente
Autoriteti gjerman i aviacionit i lejoi kompanisë Lufthansa të kryejë fluturime të gjata për të kthyer në Gjermani pasagjerët e këtij vendi.
Këto fluturime pritet të marrin në bord rreth 15 mijë pasagjerë nga Lindja e Largët, Afrika dhe vendet e Amerikës.
Avionët do të ulen në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut dhe Dyseldorfit.
Kryeministri britanik, njoftoi se Flota Detare kishte dërguar anije luftarake për të ndihmuar britanikët që kishin mbetur në mes të rrugës, për shkak të hirit vullkanik prej Islandës.
Një prej tre anijeve të dislokuara është nisur për në Spanjë për të marrë ushtarët britanikë që ktheheshin nga Afganistani.
Ajo mund të transportojë edhe pasagjerët që kanë mbetur të bllokuar për shkak të kaosit ajror që ka prekur prej disa ditësh Evropën.
Kaosi ajror, në ditën e 5'të
6.8 milion pasagjerë në mbarë botën janë prekur, me më shumë se 300 aeroporte në Evropë të mbyllura.
Shumë linja ajrore dhe aeroporte janë duke e humbur durimin gjithnjë e më shumë dhe kanë bërë thirrje për një shqyrtim urgjent të masave.
Pjesa më e madhe e hapësirës ajrore në Evropën veriore do të mbeten të mbyllura të hënën ndërsa shumica e tyre në Evropën Jugore do të rihapen.
Dje zyrtarët Evropian shprehen shpresën se deri gjysma e fluturimeve në Evropë mund të operojnë të hënën.
Më shumë se 60 mijë fluturime janë anuluar në të gjithë Evropën që nga dita e enjte.
Por organizatat që përfaqësojnë linjat ajrore evropiane dhe aeroportet kanë vënë në dyshim nëse kufizimet në vend janë në përpjesëtim me rrezikun.
Pyetja nuk është nëse hiri vullkanik është i rrezikshëm për avionë - kjo tashmë është dëshmuar - por nëse përqendrimi i tij në atmosferë është aq i lartë sa për të përbërë rrezik.
Disa kompani ajrore kanë kryer fluturime prove, pa problem.
Por organi i cili koordinon trafikun ajror në Evropë ka hedhur poshtë sugjerimet se ata janë duke u bërë me të kujdesshëm se sa duhet, duke thënë se siguria është prioritet.
Ndërkohë një avion kërkimor nga Zyra Meteorologjike e Londrës ka gjetur nivele të rrezikshme të hirit, në një grup shtresash ajrore.
Përpjekjet janë në rritje e sipër për të gjetur mënyra alternative për të kthyer në shtëpi pasagjerët që janë penguar në udhëtimet e tyre.
Spanja ka sugjeruar se aeroportet e saj mund të përdoren si një platformë për të hyrë në Evropë.
Pasagjerët nga vende si Britania e madhe janë bllokuar në Azi dhe Shtetet e Bashkuara do të fluturojnë në Spanjë dhe pastaj të vazhdojë udhëtimin e tyre me tren, anije ose autobus. /bbc/