Kompanitë e mëdha debitore të OSSH-së
FIER - Kompanitë e mëdha në Fier rezultojnë debitore të OSSH-së. Për këtë shkak kjo e fundit ka nisur një aksion për të gjitha familjet dhe institucionet shtetërore duke ua ndërprerë energjinë. Sipas burimeve, përveç debitorëve familjarë, një borxh të madh në OSSH përbëjnë kompanitë e mëdha siç është ARMO. Sipas burimeve nga OSSH-ja, ARMO rezulton me një borxh prej 140 milionë lekësh. Pas saj renditet TEC-i me një debit prej 5.3 milionë lekësh e më pas kompania “Albpetrol” me një debit prej 5.2 milionë lekësh. Debitorë janë edhe institucionet vendore si bashkitë dhe komunat e Fierit, si dhe Ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve që varen prej këtyre njësive. Ka qenë kjo shumë e debiteve të krijuara, që OSSH-ja të nxjerrë një urdhër në prag të festave për ndërprerjen e energjisë të së gjithë subjekteve që nuk kanë paguar. m.r