E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, një defekt në ujësjellës, lë qytetin pa ujë

Për orë të tëra Vlora ka përjetuar mungesë të ujit të pijshëm duke shkaktuar jo pak probleme për banorët dhe turistët e parë që kanë mbërritur tashmë. Mësohet se shkak është bërë një defekt në rrjetin e ujësjellësit të qytetit. 

VLORË- Në këto ditë të nxehta maji, me temperatura tepër të larta edhe pse sezoni turistik ka nisur problemet janë mëse të pranishme në zonat bregdetare. Sot qyteti i Vlorës është zgjuar nën mungesën e ujit të pijshëm, kjo për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Kjo nuk është hera e parë që uji i pijshëm bëhet problem në këtë qytet, i cili parapërgatitet për të pritur mijëra turistë nga vende të ndryshme. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›