"Kompas", Fatmir Kuçi do të ekstradohet deri më 26 maj
22/03/2005 Krimet e Rënda shtyjnë procesin që ka nisur me tetë të pandehur
TIRANË - Gjykata e Krimeve të Rënda pa hapur mirë shqyrtimin gjyqësor ndaj 8 të pandehurve, akuzuar për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në bashkëpunim, e ka shtyrë procesin deri në datën 26 maj. Brenda këtij afati, gjykata pret të ekstradohet nga Amerika i pandehuri Fatmir Kuçi, arrestuar pak kohë më parë nga policia e këtij shteti. Me të njëjtin mendim me trupin gjykues, të drejtuar nga Nertina Kosova, ishin edhe tre prokurorët e çështjes të përfaqësuar nga Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Sokol Malaj.
Arrestimi
Pak kohë më parë, Kuçi është arrestuar në Amerikë, pasi figuronte person në listën e të kërkuarve nga Interpoli. Fotografia e Kuçit ishte dërguar në të gjitha shtetet, ndërsa arrestimi u bë nga autoritetet amerikane. Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda janë bërë dokumentet e ekstradimit, të cilat i janë përcjellë shtetit përkatës. Dokumentacioni është plotësuar me të gjitha provat që ndodhen në dosjen penale dhe flasin kundër Kuçit. Derisa i dyshuari Kuçi të mbërrijë në Tiranë, gjykata është e detyruar të mos e hapë procesin gjyqësor, duke mos patur mundësinë e deklarimit të mungesës.
Mbrojtja
Avokati i Kuçit, Ardian Kalia, kërkoi nga gjykata veçimin e çështjes për këtë të pandehur. Kalia ishte i mendimit se ndarja e çështjes nuk do të zvarriste gjykimin. Por kërkesën e tij gjykata e deklaroi të pambështetur në ligj. Të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në "trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga neni 283 i KPP, para gjykatës janë sjellë 8 persona. Muhamet Fejzulla dhe djali i tij, Blenard Fejzulla, Fatmir Kuçi, Dritan Kuçi, Arjan Xhemali, Kujtim Popoçi, Arjan Selimi dhe Petraq Avrami. Në bankën e të akuzuarve ndodhen vetëm katër të pandehur. Pjesa tjetër janë hetuar në mungesë, pavarësisht se nga gjykata është dhënë masa e arrestit në mungesë. Procedimi penal për të pandehurit ka filluar në datën 27 janar 2004. Hetimet filluan pas dërgimit të letërporosisë nga autoritetet italiane, përkatësisht ato të prokurorisë së Milanos. Personat që dyshohet se janë pjesëmarrës të këtij rrjeti të gjerë janë përgjuar dhe të gjitha kasetat ndodhen në dosjen penale.
Kronologjia e “Kompas”
23 qershor 2004
Operacion antidrogë në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier dhe Berat. Arrestohen pesë persona, shoqërohen 12 të tjerë
27 qershor 2004
Prokuroria e Krimeve të Rënda pohon se gjatë aksionit kishin shpëtuar nga prangat 4 persona të kërkuar për trafikim droge
8 korrik 2004
Amerikanët njoftojnë Prokurorinë se katër të kërkuarit që i kishin shpëtuar arrestimit, ishin pajisur me viza amerikane
21 korrik 2004
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda liron Elis Progrozhdën, i arrestuar në kuadër të operacionit “Kompas” për trafik droge
26 korrik 2004
Arrestohet në aeroportin e Nju-Xhersit, Fatmir Kuçi, njëri nga katër të kërkuarit e “Kompas”, i cili u kishte shpëtuar prangave në Shqipëri
28 korrik 2004
Antimafia italiane njofton Prokurorinë shqiptare për 20 fletarreste të tjera, për trafikun e narkotikëve mes dy vendeve
Gusht 2004
Katër fletarreste të tjera në duart e policisë. Zbulohen vendqëndrimet e katër të akuzuarve të fundit për trafikun e narkotikëve