E Hënë, 2 Nëntor 2026

Xhafa-Loon, legjislacion i ri për mbrojtjen e të miturve

22/03/2005  Shqipëria, anëtare e Konferencës së Hagës, ka nënshkruar 35 konventa

Viti 2005 do të ketë në fokusin e tij përmirësimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e të miturve dhe atë në fushën tregtare. Për të arritur këtë qëllim, ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa, gjatë takimit që bëri dje me Sekretarin e Përgjithshëm të Konferencës Ndërkombëtare të Hagës, tha se do të duhej bashkëpunimi me ekspertë të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për të arritur në hartimin e legjislacionit të ri.

Sekretari

Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ndërkombëtare të Hagës, në një takim të zhvilluar me ministrin e Drejtësisë, Fatmir Xhafa, ka vlerësuar punën që është bërë në vendin tonë për plotësimin e legjislacionit të saj. Shqipëria, që nga viti 2002 është anëtare e Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare, e cila numëron në korpusin e saj legjislativ 35 konventa, nga të cilat vendi ynë ka nënshkruar dhe ratifikuar dy prej tyre. Konventa për “Mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin në respektimin e adoptimit ndërshtetëror” dhe konventa për “Heqjen e detyrimit të njohjes së dokumenteve zyrtare të huaja”. Këto dy konventa janë nënshkruar nga vendi ynë. Loon, theksoi se e mirëpret angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë në fushën e të Drejtës Penale. Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti angazhimin për të vënë në qendër të vëmendjes, gjatë vitit 2005 e në vazhdim, rishikimin e legjislacionit shqiptar në fushën e të drejtës civile, duke bërë pjesë të saj standardet më të arrira, që janë edhe pjesë e konventave që mbështeten e promovohen nga Konferenca e Hagës.

Investime

“Shqipëria mund të përdorë instrumentat e parashikuara në këto konventa për të thithur investimet nga shtetet e tjera anëtare të këtyre konventave, pasi këto instrumenta të të drejtës ndërkombëtare, sigurojnë investitorët dhe kapitalet e tyre për mbrojtje ligjore. Mund të përmendim në këtë kuadër konventën e Hagës, që rregullon veprimtarinë e trusteve ndërkombëtare. Një gjë e tillë e nxit Shqipërinë që të ndjekë shembullin e Luksemburgut dhe Italisë, vende të cilat me ratifikimin e kësaj konvente patën një rritje të konsiderueshme të investimeve kapitale nga firma të mëdha financiare anglo-amerikane”, tha Van Loon gjatë takimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›